“Statutet e Shkodrës” nga Lucia Nadin

“Statutet e Shkodrёs” nё gjysmёn e parё tё shekullit tё XIV nё Shkodёr 1469-tё”, ёshtё libri që u prezantua nё ambjetet e MTKRS-sё, i autores italiane Lucia Nadin. Ky libёr në ribotimin e tij të dytë vjen më i plotë nga profesoresha Nadi. Kjo vepër e cila ёshtё botuar pёr herё tё parё nё vitin 2002, pёrbёhet nga 279 kapituj tё cilat pёrcaktojnё me ligj, jetёn qytetare tё Shkodrёs nё tregёti, bujqёsi, artizanat, nё marëdhёniet e pronёsisё si dhe nё shumё aspekte tё sё drejtёs civile dhe penale. Ministër Ferdinand Xhaferri në fjalën e tij u shpreh se ky libёr pёrbёn njё dёshmi tё nivelit bashkёkohor tё zhvillimit tё jetёs qytetare tё Shkodrёs.
Statutet e Shkodrёs tё gjetura pothuajse 7 shekujsh nga hartimi i tyre fillestar dalin nё dritё nё njё botim tё vecantё kritik me njё sёrё studimesh qё nxjerrin nё pah vecoritё thelbёsore dhe pozitёn e rёndёsishme nё kuadrin e zhvillimit tё Shqipёrisё dhe Adriatikёs tё shekullit tё XIV-XV, tё pёrpiluara pёrpara vitit 1346-tё, kur Shkodra ishte nёn sundimin e mbretit Rasha-s, Stefan Duson. Statutet mbeten nё fuqi edhe pasi qyteti kaloi nёn kontrollin e Venedikut nё 1369-tё.