E Shtunë, 31 Tetor 2026

SMS Demokracia

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell do të mbetet gjatë në kujtesën e Behgjet Pacollit.

Lideri i AKR’së u zgjodh President i Kosovës, me procedura të cilat u konsideruan të paligjshme nga Gjykata Kushtetuese dhe ku pati presion të gjithanshëm, madje edhe nga Ambasadori Dell, i cili dërgonte vazhdimisht mesazhte telefonike.

Ambasadori amerikan gjatë gjithë kohës sa qëndroi në Kuvendin e Kosovës, ditën kur u votua për President, vazhdimisht komunikoi me SMS me Këshilltarin e Pacollit, Esad Pushkar.

“Fatmiri dhe Jakupi ishin të frikësuar nga kërcënimi në fund, mendon se do të jetë ngushtë, por OK..”, i shkruante Pushkar Pacollit, pak para se të votohej për herë të tretë.

Dhe, vërtet presioni i bërë mbi deputetët e Kuvendit të Kosovës bëri që Pacolli të merrte votat dhe të emërohej President. Por nuk i zgjati shumë, vetëm një muaj.

Kur s’ta don, s’ta don.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›