E Shtunë, 31 Tetor 2026

SMS-ja e Ramës: LSI-ja pa deputetë, PS-ja merr 18 mandate në Tiranë

smaTiranë- Rivaliteti mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vazhdon edhe me sondazhet për zgjedhjet e 23 qershorit. Pas përplasjes se kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm midis Ramës dhe Metës, nëse do të fitojë e majta, Partia Socialiste ka publikuar dje të dhënat e një sondazhi të brendshëm të selisë rozë, që parashikon se Lëvizjes Socialiste për Integrim e Ilir Metës nuk fiton asnjë mandat në Tiranë, shkruan e perdtishmja ‘Panorama”.

“Sipas gazetës”Panorama” mesazhi është shpërndarë në celularët e qytetarëve me emrin e kryetarit të PS, Edi Rama. Personave të cilëve u është dërguar SMS konsiderohen njerëz të besueshëm sipas Partisë Socialiste dhe për këtë arsye kërkohet të vendoset një komunikim i veçantë, në mënyrë që ata të bëjnë më shumë për fitoren e PS.

Panorama ka siguruar mesazhin që dërgohet me emrin e kryesocialistit Rama, në të cilin thuhet se Partia Socialiste është në avantazh ndaj Partisë Demokratike dhe në rang vendi do të fitojë 78 mandate deputetësh pa LSI-në. Kurse rezultati për Tiranën parashikon që Partia Socialiste fiton 18 mandate, ndërsa Partia Demokratike fiton 13 mandate. Në këtë sondazh evidentohet se Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit fiton një mandat, por në asnjë rast nuk përmendet Lëvizja Socialiste për Integrim, që në Tiranë ka si kandidat kryesor Ilir Metën. Më tej thuhet se ky mesazh nuk duhet të shpërndahet për askënd tjetër, përveç personave që besojnë me zemër te Partia Socialiste. Po apelohet se në kryeqytet mund të lëkundët për pak vota një mandat në favor të Partisë Demokratike dhe për këtë arsye kërkohet që të mobilizohen të gjithë militantët e Partisë Socialiste, në mënyrë që balanca të kthehet në favor të selisë rozë.

Sipas kalkulimeve dhe sondazheve të Partisë Socialiste, nuk llogaritet në asnjë rast LSI-ja, pasi numri i mandateve që fitohen sipas PS në Tiranë është fiks 32 dhe ato ndahen vetëm për PS-PD dhe FRD, duke lënë jashtë llogarive LSI-në e Metës në koalicion me PS.

Në mesazhin e dërguar nga shefi i opozitës Edi Rama në celularin e njerëzve të besueshëm të Partisë Socialiste thuhet: Përshëndetje! Si mbështetës i Rilindjes do të kemi një komunikim special me ty, pasi mund të bësh më shumë për fitoren falë këtij kontakti. Lajmi i fundit: Sondazhi ynë i brendshëm tregon PS-në dukshëm në avantazh ndaj PD-së. Në rang vendi kemi 78 deputetë. Në Tiranë marrim 18, PD 13 dhe FRD 1. Por, vetëm për pak vota PD na merr 1 mandat. Ndaj të luftojmë për çdo votë! Ky lajm është konfidencial. Ndaje vetëm me ata që ashtu si ti janë me zemër PS. Fitore!.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›