E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i përgjigjet Ramës: Rrugët janë zhvillim, NATO është siguri

berisha-voreFier- Kryeministri Sali Berish sot nga Fieri i është kundërpërgjigjur kryesocialistit Edi Rama, për spotin publicitar të PS-së. Gjatë prezantimit të kanidatëve për deputetë të Roskovesit, ai u shpreh se zhvillimi i vendit, ndërtimi i shkollave dhe qendrave shëndetësore nuk mund të bëhet pa rrugë.

I kërkojmë punë, thotë rrugë. Padija nuk është argument. Rrugë më shumë se çdo gjë tjetër, është punë dhe punësim. Me ndërtimin e rrugëve ne punësuam mbi 57 mijë shqiptarë. Aty ku shkon rrugaa ty shkojnë shpresat, biznesi, ferma. Sepse ndërtuam rrugë u dyfishaun bizneset. Sepse ndërtuam rrugë u punësuan mbi 100 mijë shqiptarë në ferma. I kërkojmë shëndetësi thotë rrugë. Qeveria ka ndërtuar 400 qendra spitalore, por prap shoku i autobusit rruga është kryesore për shërbim cilësor shëndetësor. Dil nga autobusi që ta kuptosh. Pa rrugë ska shërbim cilësor të mirë. I kërkoj Berishës shkolla, ai thotë rrugë. Ne ndërtuam 1300 shkolla, shtrimë internetin, por pa rrugë ska shkolla, as internet. Ne do bëjmë gjithçka për infrastrukturën më moderne,- tha kryeministri.

Më tej ai ka premtuar hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës gjatë katër viteve që vijnë, ndërsa ka renditur disa prej arritjeve të qeverisë gjatë këtij viti.

Duam votën ruaj sepse do të krijomë në Fier dhe në mbarë vendin 250 mijë vende pune. Me reformat tona bizneset e vogla u rritën 80%, bizneset e mëdha 200%. Ne krijojmë vende pune sepse ne hoqëm taksën për çdo lloj kapitali. Mbi çdo lloj makinerie. Jam i sigurtë se në rast se ne arritëm të marrim 4.2 mld dollarë në katër vitet e shkuara, në katër vitete e ardhshme do të marrim 6 mld dollarë dhe do hapim 30% më shumë vende pune. Do krijojmë 250 mijë vende pune sepse me grantet tona, prej 56 mln dollarë me investimet private në bujqësi u krijuan 100 mijë vende pune. Do financojmë bujqësinë me 165 mln dollarë. Do rrisim me 30% krijimin e vendeve të punës në bujqësi,- tha ai.

Më tej shefi i qeverisë deklaroi se në mandatin e tretë qeveria do të investojë në turizëm me qëllim që numri i vizitorëve të shkojë në 7 milion brenda një viti. Sipas tij kjo do të mundësojë që të punësohen rreth 30% e shqiptarëve në këtë sektor. Më tej ai u shpreh se Rama e quan NATO-n , natë, duke shtuar se NATO-ja është siguri dhe punësim.

Pak minuta më pas regoi edhe kryesocialisti Rama në Twitter ku shkruan: “Më pyet një fermer në Maliq, ore pse ka filluar të ulërijë ky?! Them se një KM pas 8 vjetesh, ulërin vetëm sepse puna flet shumëe keq për të”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›