SMS kercenues Edi Rames pas demonstrates se 21 janarit
Ne telefonin celular te Edi Rames ne ora 0100 pas mesnates se 21 janarit dites se protestes se dhunshme tek Kryeministria ka mberritur nje mesazh kercenues.
Pronari i nje automjeti Mercedes Benz seria ML i kerkonte kreut te PS
zhdemtim per makinen e shkaterruar nga demonstruesit. Zagaret e tu sot ne kete miting me kane prishur makinen. Prandaj dua demshperblim shkruante derguesi i mesazhit. SMS ishte derguar disa ore me pare ne fakt pak caste pas demonstrates se dhunshme. Megjithate per shkaqe te paqarta mesazhi ka mberritur ne celularin e Rames dhe eshte lexuar prej vete atij pas mesnates se 21 janarit kur ora shenonte 0100. Historia e ngjarjes qe perfundoi me tre te arrestuar me akuzen e kercenimit dhe pergatitjes se mjeteve per vrasjen e Edi Rames kishte nisur njeheresh me demonstraten e dhunshme prane Kryeministrise. Ne oret e drekes se 21 janarit ndersa demonstruesit grumbulloheshin ne marshim drejt Kryeministrise nga kasetofoni i nje makine tip Benz ML e cila ishte parkuar para dy kullave degjohej me ze te larte nje kenge dedikuar Sali Berishes. Nje pjese e turmes me sa duket e acaruar nga muzika qe vinte prej automjetit ka sulmuar makinen. Ata kane thyer xhamat dhe e kane shkaterruar mjetin pjeserisht duke i shkaktuar nje dem prej nje mije eurosh. Pikerisht demtimi i makines se Luan Ramit e detyroi te zotin e prones ti dergonte nje sms kryesocialistit Edi Rama duke i kerkuar demshperblim. Zagaret e tu sot ne kete miting me kane prishur makinen. Prandaj dua demshperblim. Ky ka qene mesazhi. Burime nga grupi hetimor i Policise se Tiranes thane se jane vene ne dijeni te ketij mesazhi nga vete Edi Rama i cili nuk ka preferuar qe te beje kallezim por ka biseduar me disa drejtues te policise. Rama ka treguar se mesazhin e ka pare rreth ores 0100 pas mesnates se 21 janarit kur kishte caktivizuar nga telefoni opsionin qe bllokonte thirrjet hyrese. Pervec mesazhit ne celularin e kryesocialistit jane shfaqur edhe dhjetera thirrje te humbura qe vinin nga dy numra te ndryshem dhe te panjohur per te njeri prej te cileve i kishte nisur edhe sms-ne per makinen e demtuar nga demonstruesit. Nisur nga keto rrethana oficere te Krimeve te Renda Antiterrori ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda kane derguar ne gjykate kerkesen per venien ne pergjim te dy numrave qe rezultonin te ishin te Luan Ramit.
PERGJIMET
Pasi kane marre lejen e gjykates per pergjimin e telefonatave te 37-vjecarit Luan Rami nga Burreli grupi hetimor ka vazhduar procedurat e verifikimit te te gjitha thirrjeve hyrese dhe dalese ne dy numrat qe ai mbante ne perdorim. Pergjimi i kryer nga SHISH ka nisur prej 22 janarit dhe ka vazhduar per 5 dite panderprere duke fiksuar disa biseda te dyshimta qe Luan Rami bente me kusheririn e tij Fatos Rami dhe mikun e tyre Afrim Kica. Me 28 janar gjate protestes tjeter te Partise Socialiste do marrim kitaren dhe do perzihemi me turmen aty ku do te jete Edi Rama. Aty do i dalim para dhe fillimisht do i kujtojme demshperblimin per makinen perndryshe... Kitaren mos e harroni... kjo eshte nje nga bisedat e pergjuara qe ka bere grupin hetimor te dyshoje per nje atentat te mundshem ndaj Edi Rames. Sipas eksperteve fjala kitare qe eshte perdoruar gjate bisedave mes tre te arrestuarve ne shume telefonata qe ata i kane kryer njeri-tjetrit eshte perifrazuar si ndonje arme e mundshme pavaresisht se asnjeri prej tyre nuk ka permendur arme zjarri apo arme te ftohta. Plani qe ata po kurdisnin me njeri-tjetrin eshte pare si nje kercenim serioz per vrasjen e kryesocialistit Edi Rama. Ne menyre te vecante ceshtja eshte percjelle me shqetesim nga SHISH i cili e ka percjelle dosjen menjehere ne Prokurori me akuzen veprime terroriste.
ARRESTIMI
Bazuar ne pergjimet e bisedave telefonike mes tyre shtetasit Luan Rami Fatos Rami dhe Afrim Kica u ndaluan nga policia me 27 janar ne mbremje dhe u mbajten ne Drejtorine e Policise per 7 ore rresht. Burimet sqaruan se ata u shoqeruan me 27 janar nje dite para protestes ne menyre qe te kuptonin se policia ishte vene ne dijeni per planin qe ata po kurdisnin. Nje shkak tjeter per ndalimin e tre personave ka qene mbarevajtja e demonstrates se lajmeruar nga Partia Socialiste per daten 28 janar ne menyre qe te mos kishte incidente dhe per me teper te mos vihej ne rrezik jeta e kreut te PS Edi Rama. Ndersa mbaheshin te ndaluar tre personat u arrestuan pas perfundimit te protestes-homazh qe u zhvillua ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ndaj tyre Prokuroria rrezoi akuzen e referuar nga SHISH per veprime terroriste dhe ngriti akuzen e sigurimit te kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje.
Mesazhi
Zagaret e tu sot ne kete miting me kane prishur makinen. Prandaj dua demshperblim...
Pergjimi
Me 28 janar gjate protestes tjeter do marrim kitaren dhe do perzihemi me turmen aty ku do te jete Edi Rama. Do i dalim para dhe fillimisht do i kujtojme demshperblimin per makinen perndryshe... Kitaren mos e harroni...
Kreu i PS u blindua nga gjashte gardiste me 28 janar
Pas informacioneve te marra per kercenimet Policia dhe Garda moren masa shtese per Edi Ramen gjate tubimit homazh te 28 dhjetorit. Kryesocialisti Edi Rama ishte i rrethuar nga te kater anet nga gjashte truproja qe vezhgonin cdo situate dhe e mbanin ne ruajtje ndaj cdo veprimi te dyshimte. Alarmi per nje atentat te mundshem ndaj Rames gjate protestes vuri ne levizje strukturat e vecanta te Policise se Shtetit dhe Gardes se Republikes fakt qe u konfirmua dje zyrtarisht edhe nga drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj.
Burgaj Garda mori masa shtese per sigurine e Edi Rames
TIRANE - Drejtori i Pergjithshem i Policise Hysni Burgaj deklaroi dje se pas sms-se se mberritur ne telefonin e kryesocialistit Edi Rama Policia e Shtetit mori masa shtese per sigurine e tij. Sipas kryepolicit masat u zbatuan dhe vazhdojne te jene ne zbatim nga strukturat e Gardes se Republikes dhe forcat e policise. Perforcimi i masave te sigurise se jetes se kryesocialistit u be publik dje nga drejtori i Pergjithshem i Policise Hysni Burgaj i cili doli ne nje konference per shtyp posacerisht per kete rast. Policia e Shtetit dhe strukturat perkatese te Gardes se Republikes u njoftuan dhe moren masa per perforcimin e sigurise fizike te shtetasit Edi Kristaq Rama dhe personaliteteve te larta shteterore deklaroi drejtori Burgaj. Drejtori i Pergjithshem gjithashtu tregoi detajet e arrestimit te 3 te dyshuarve per kercenim ndaj Edi Rames. Me date 27 janar rreth ores 1800 Policia e Shtetit mori informacion mbi nje kercenim te shtetasit Edi Kristaq Rama nga shtetasi Luan Zenel Rami vjec 37 lindur ne Burrel me banim ne Tirane. Sipas informacionit paraprak ne kete kercenim me sms shtetasi Luan Zenel Rami kerkonte zhdemtimin e automjetit te tij privat te demtuar gjate protestes se 21 janarit i cili ndodhej i parkuar perballe dy kullave ne bulevardin Deshmoret e Kombit tha Burgaj. Ai u shpreh se nisur nga kjo situate struktura qendrore e Drejtorise Kunder Krimeve te Renda mori masa te menjehershme per identifikimin dhe shoqerimin e Luan Ramit Fatos Ramit dhe Afrim Kices.