E Shtunë, 31 Tetor 2026

SOS Sherbimet funerale Sharra nuk ka me varre

Tirane mesatarja e vdekjeve 20 ne dite

Teksa kalon neper varrezat e Sharres perjeton emocione qe te rreqethin mishin por te bejne njekohesisht te urresh ate panorame te mjerueshme qe paraqitet ne kete zone. Pothuajse kudo lexon dy tri apo 4 emra te cilet jane mbivendosur te njeri-tjetri. Varre te tilla te ze syri kudo madje edhe ne mes te rrugeve ku me pare kalonin makinat. Numri i tyre po shtohet gjithnje e me shume aq sa se fundmi shqiptaret kane filluar te prenotojne vdekjen e tyre. Madje sipas sherbimeve funerale edhe kjo po behet e pamundur. Ne Sharre tanime nuk ka me vend per te varrosur te vdekurit. Kohet e fundit situata kishte degjeneruar deri ne ate pike sa gropat hapeshin ne udhet e Sharres e deri edhe ne rrugen kryesore.

Te vene perballe kesaj situate problematike Ndermarrja e Sherbimeve Funerale prane bashkise ka urdheruar te nderpriten kryerjet e varreve ne Sharre. Nga ana tjeter funeralet private shprehin pakenaqesite e tyre ne lidhje me kete njoftim qe sipas tyre eshte i padrejte. Ata thone se nje zgjidhje e mundshme e kesaj problematike do te ishte zgjerimi i hapesirave per kryerjen e ketyre sherbimeve dhe jo nderprerja e varrosjeve qe sipas tyre nuk e permireson kete situate alarmante.

Urdhri

Nisur nga ky fenomen qe po shqeteson ne mase banoret e Tiranes ka reaguar vetem dy dite me pare Ndermarrja e Sherbimeve Funerale ne Bashkine e Tiranes. Kjo e fundit ne zbatim te ligjit nr.9220 per Sherbimin Publik te Varrimit si edhe Urdhrit te Kryetarit te Bashkise me nr.824 per Pezullimin e kryerjes se varrimeve te reja ne varrezen e Sharres njofton pezullimin e kryerjes se varrimeve te reja ne Sharre per shkak te ezaurimit te vendeve te lira deri ne hapjen e vendeve te reja konform ligjeve ne fuqi.

Ne njoftimin qe kjo ndermarrje u ka drejtuar te gjitha funeraleve private njoftohet gjithashtu se perjashtime do te behen vetem ne ato raste kur familjaret kerkojne zhvarrimin dhe groposjen e eshtrave ne te njejtin varr me kufomen. Sipas urdhrit te drejtorit te Ndermarrjes se Sherbimeve Funerale Pal Docaj ky institucion ka marre te gjitha masat e nevojshme per vijimin e funksionimit normal te sherbimit te varrimit ne zonen e Tufines me qellim plotesimin e te gjitha kerkesave te qytetareve gjate periudhes se pezullimit. Kjo shkrese zyrtare eshte dorezuar dy dite me pare me date 7 shtator ne te gjitha sherbimet funerale private te vendit. Urdhri eshte i formes se prere cka do te thote se asnje funeral nuk duhet te beje te kunderten. Bashkia ka konfirmuar se do te kete edhe penalizime.

Funeralet

Sherbimet private te funeraleve ndihen plotesisht te zhgenjyer qe institucionet perkatese kane plot 5 vjet qe u kane premtuar se do te shtojne hapesirat per krijimin e varreve te reja por e gjitha ka mbetur ne tentative. Ata jane tejet te shqetesuar per mbarevajtjen e biznesit te tyre qe sipas tyre do te shkoje drejt falimentimit nese situate do te paraqitet e njejte ne vijimesi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›