Bashkia Varrimet vetem ne Tune
Te gjithe ata qe do te kene nje fatkeqesi ne shtepi do te duhet ta varrosin te afermin dhe te kryejne te gjitha ritualet ne parcelat e varrezave te Tufines.
Ky eshte urdhri i fundit i Bashkise se Tiranes deri ne zgjidhjen perfundimtare te problemit. Sakaq ne Sharre nuk lejohet varrimi i asnje te vdekuri per shkak te ezaurimit te hapesirave.
Krijimi i hapesirave te reja per varret eshte nje nga projektet prioritare te Bashkise se Tiranes keto 5 vitet e fundit.
Sherbimet funerale bejne te ditur se aktualisht zona ku po krijohen varret eshte ajo e Tufines duke qene se Sharra eshte e mbipopulluar. Por kjo edhe ne zbatim te urdhrit te fundit te Bashkise Tirane.
Zgjidhja e perkohshmeKa qene pikerisht arsyeja e mbipopullimit pse Ndermarrja e Sherbimeve Funerale ne Bashkine e Tiranes ka urdheruar te gjitha funeralet te nderpresin varrimet ne varrezat e Sharres. Sipas shkreses se drejtorit te kesaj ndermarrjeje Pal Docaj perjashtime do te kete vetem ne ato raste kur familjaret e te ndjerit do te preferojne qe ta varrosin te ndjerin ne varrin e ndonje te afermi. Kohet e fundit si pasoje e mungeses se vendeve te lira shqiptaret kane filluar te praktikojne varrimin e dy personave ne te njejtin vend kryesisht te prinderve.
Por kjo varet nga deshira e familjareve apo amaneti qe kane lene te ndjeret. Sipas sherbimeve funerale shumica e rasteve eshte kur persona te ndryshem preferojne qe varri te jete personal. Duke nisur nga data 7 shtator krijimi i varreve te reja do te realizohet vetem ne Tufine pas mbylljes se Sharres per mungese se hapesirave.
UrdhriNdermarrja e Sherbimeve Funerale ne Bashkine e Tiranes ne zbatim te ligjit nr.9220 per Sherbimin Publik te Varrimit si edhe Urdhrit te Kryetarit te Bashkise me nr.824 per Pezullimin e kryerjes se varrimeve te reja ne varrezen e Sharres njofton pezullimin e kryerjes se varrimeve te reja ne Sharre per shkak te ezaurimit te vendeve te lira deri ne hapjen e vendeve te reja konform ligjeve ne fuqi thuhet ne shkresen zyrtare te Bashkise se Tiranes drejtuar funeraleve private. Ne te theksohet gjithashtu se per momentin zgjidhja me e mundshme eshte funksionimi normal i sherbimit te varrimit ne zonen e Tufines me qellim plotesimin e te gjitha kerkesave te qytetareve gjate periudhes se pezullimit te Sharres.
KundershtimiSherbimet funerale private jane plotesisht kunder urdhrit me te fundit te bashkise pasi mendojne se ky institucion ka te gjitha kompetencat per te siguruar hapesira te lira qofte ne zonen e Sharres apo qofte ne zona te tjera te kryeqytetit. Bizneset sugjerojne qe zgjidhja e kesaj situate te realizohet nepermjet zgjerimit te hapesirave te lira per krijimin e varreve te reja dhe jo pezullimin e varrosjeve ne zona te caktuara. Sherbimet funerale sqarojne se zona e Sharres eshte e kerkuar duke qene se eshte edhe me prane kryeqytetit. Kjo ben qe edhe shpenzimet te jene me te pakta por edhe mundesite e transportit per ata qe nuk zoterojne automjete private jane edhe me te medha.
Sakaq mund te duket e cuditshme por ka ende shume familje qe per shkak te varferise nuk kane mundesi per te shkuar ne varreza edhe pse deshirojne te vizitojne varret e personave qe kane humbur.