E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesuesit per te nisur pune duhet master e kompjuter

Kriteret Arsimtaret e dispozicionit duhet te kene te mbrojtur edhe gjuhen e huaj per kontraten definitive

Mesuesit e dispozicionit ose ata qe i kane vene qellim vetes per te ushtruar profesionin e arsimtarit ne nje nga shkollat e arsimit parauniversitar duhet te plotesojne disa kritere. Menjehere pas anulimit te kontratave te perkohshme qe drejtoria arsimore kishte me mesuesit e dispozicionit rregulla te reja do te perfshijne arsimtaret qe do te punohen kete vit ne shkollat 9-vjecare dhe ato te mesme. Konkretisht eshte lene 2 jave kohe per te gjitha shkollat per te bere planifikimet dhe per te propozuar te gjithe mesuesit qe nevojiten ne shkolla per te perballuar oret e mesimit klasat paralele dhe fluksin e nxenesve te ketij viti akademik. Me pas drejtoria arsimore do te beje planifikimin per punesimet e reja. Te gjithe mesuesit qe do te merren ne pune do te firmosin kontrate te perhershme dhe jo me te perkohshme por qe te pranohen si staf i ri duhet te permbushin disa kritere. Nga ana tjeter ata pak mesues qe do te mbeten ne dispozicion do te punojne vetem ne rastet kur mesuesit qe kane nje kontrate te perhershme do te marrin leje apo raport per nje periudhe kohore me te gjate se 15 dite ne nje interval 2-javor. Nuk do te kete me as zevendes te disa oreve ose per disa dite. Punesimi i tyre do te jete me shume se 15 ore mesimore.

Konkurrimi

Mesuesit e dispozicionit do te konkurrojne mes tyre per te firmosur nje kontrate definitive ne rast se vec studimeve te larta do te kene edhe disa avantazhe. Nisur nga reformat qe do te realizohen ne vitin 2012 ne arsim mesuesit e rinj qe do te bejne pjese ne stafet e punonjesve te arsimit duhet te kene njohuri te gjuheve te huaja specializime apo edhe master ne profile te ndryshme. Do te kene perparesi ne konkurs mesuesit me pervoje ne pune por edhe ata qe kane mbaruar studimet ne profilet perkatese kryesisht ne gjuhe-letersi matematike histori-gjeografi anglisht.

Planifikimi dhe shtimi i stafit

Vec kesaj jave qe kaloi edhe javen e ardhshme drejtorite e shkollave do te bejne planifikim lidhur me kerkesat dhe nevojat qe do te kete shkolla per plotesimin e stafit akademik. Viti i ri shkollor eshte celur me udhezime te reja. Duke qene se ka shtim te klasave atehere lind edhe nevoja e shtimit te kapaciteteve te mesuesve qe do te japin mesim duke nisur nga ky vit shkollor.
Pas kalimit te 2 javeve te para te shkolles drejtorite e shkollave duhet te parashikojne te gjithe stafin shtese qe i nevojitet institucionit dhe me pas te bejne kerkese zyrtare per mesuesit qe kerkohen lendet dhe oret qe jane mbivendosur si dhe lendet ku ka fluks kerkesash dhe nevojitet shtim i stafit akademik.

Nga ana tjeter mesuesit e dispozicionit ose ata qe kane mbaruar shkollen dhe presin te nisin pune ne arsim duhet te mbajne parasysh se vec lendes ku kane mbaruar studimet e larta dhe jane kualifikuar duhet te punojne edhe me ore shtese suplementare per te cilat mund te mos jene eksperte por qe nevojiten per te permbushur normen e punes dhe per te perfituar pagesen e punonjesit te perhershem ne nje nga institucionet e arsimit te mesem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›