E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje besimtaret festojne te ndare

Problemi Te dy palet akuzohen per abuzime me fondet e shoqatave

Emri i Tomorr Boricit ka ndare per te tretin vit radhas besimtaret e Lushnjes. Edhe kete vit ashtu si dhe ne festat e meparshme besimtaret e Lushnjes jane ndare. Nje pjese e besimtareve i jane drejtuar xhamise se qytetit ku sherbente myftiu Tomorr Borici kurse pjesa tjeter i eshte drejtuar nje mjedisi privat shume prane xhamise e cila eshte prone e kesaj te fundit por administrohet nga drejtuesit e meparshem te myftinise dhe xhamise.

Duhet thene se pjesa me e madhe e besimtareve te Lushnjes mbeshtesin myftiun Borici kurse vetem nje katerta e besimtareve nuk shkeputen nga drejtuesit e meparshem. Pervec urimeve perkatese per festen e Bajramit si myftiu Tomorr Borici edhe Dervishi kane bere apel per paqe dhe bashkim. Ata kane hedhur akuza ndaj njeri-tjetrit. Te dy palet akuzohen per abuzime me fondet e shoqatave fetare si dhe per abuzim me pronat e myftinise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›