E Shtunë, 31 Tetor 2026

SOS femijet jetime pas te 15-ave strehim ne konvikte

Raporti Te dalesh nga perkujdesi ne moshen 15-vjecare eshte shume heret nga pikepamja psikologjike dhe sociale e zhvillimit duke marre parasysh vecanerisht mungesen e prinderve

Femijet pa perkujdesje prinderore qofshin keta jetime biologjike apo sociale detyrohen te largohen nga perkujdesi social qe ne moshen 15 vjec. Dalin adoleshente nga shtepite e femijes dhe ne te shumten e rasteve sipas psikologeve jane te predispozuar te bien pre e sjelljeve te rrezikshme si droga duhani dhe alkooli. Me arsim 9-vjecar pa mundesi punesimi dhe pa strehe mbi koke e vetmja mundesi shpetimi mbeten konviktet e shkollave te mesme profesionale. Me shume se shkollim per ta kjo eshte nje strehe ku nuk i ze shiu dhe si vret dielli. Alma Guma perfaqesuese e SOS Fshatrat e Femijeve tregon se shkak per kete eshte bere kuadri ligjor i cili aktualisht nuk rregullon statusin ligjor te femijeve ne perkujdesje. Ndersa prof. dr. Adem Tamo shef i departamentit ne Fakultetin e Shkencave Sociale evidenton problemet psiko-sociale me te cilat detyrohen te perballen keta femije me largimin nga shtepite e femijes.

Situata

Duke u krahasuar me vende te tjera Shqiperia ka nje numer me te vogel te femijeve ne perkujdesje alternative. Megjithate keta te rinj qe kane humbur kujdesin prinderor duket qe vuajne nga diskriminimi dhe shume disavantazhe si pasoje e mosofrimit te sherbimit dhe vemendjes nga strukturat publike shteterore. Kuadri aktual ligjor kerkon permiresime per sa u perket te rinjve qe largohen nga perkujdesja duke adresuar sfidat e tyre per te zhvilluar strategji me te mira dhe sherbime te tjera per ta. Statusi i perkujdesjes ne institucionet rezidenciale veshtireson te ardhmen e te rinjve qe largohen nga perkujdesja dhe thekson disavantazhet dhe vunerabilitetin e tyre. Statusi ligjor i femijeve ne perkujdesje te moshes 15-18 vjec nuk eshte i rregulluar.

Alma Guma perfaqesuese e organizates SOS fshatrat e femijeve thote se nje handikap legjislativ po kontribuon negativisht pasi ende nuk ka struktura pergjegjese shteterore te cilat duhet te sigurojne mbeshtetje dhe monitorim per femijet pa kujdes prinderor te moshes 14-18 vjec. Sipas saj legjislacioni aktual nuk permban asnje percaktim te tille ku specifikohen qartesisht pergjegjesite e shtetit per kete grup-moshe. Sistemi formal i perkujdesit mbeshtetet nga nje sere rregullash ligjesh dhe institucionesh. Sherbime institucionale publike dhe jopublike sigurohen nga qeveria qendrore qeveria lokale organizata dhe te tjere ofrues sherbimesh.

Ajo gjithashtu tregon se si nuk ka sherbime qe ofrohen pasi te rinjte largohen nga perkujdesja alternative pervec disa organizatave te cilat operojne ne kete drejtim. Burimet financiare qe mbeshtesin te rinjte per sherbime mjekesore punesim dhe strehim jane te pamjaftueshme.

Te dhenat

Ne vitin 2007 kerkesat nga institucionet publike rezidenciale per transferimin e te rinjve ne struktura te tjera qe menaxhohen nga OJF ishte 11 duke perfshire edhe te rinjte qe nuk mund te ndiqnin arsimin e mesem. Te dhenat tregojne qe 197 te rinj mbi moshen 18 vjec jetojne aktualisht ne konviktet e shkollave te mesme. Nga 900 te rinj te cilet kane dale nga konviktet 356 te moshes 18-25 vjec marrin ndihme ekonomike 217 mbi moshen 25 vjec jane te papune. Ne studimin e kryer ne vitin 209 rezulton se nga te rinjte qe largohen nga perkujdesja fillojne jeten e pavarur pa arsimim te pershtatshem pa pune dhe pa strehim dhe ne rrezik te larte per tu perfshire ne aktivitete kriminale apo per tu bere pre e trafikimit dhe e problemeve te tilla. Shume prej tyre vazhdojne jeten ne varferi dhe perjashtim social.

I njejti burim evidenton se mosha e largimit nga perkujdesi institucional rezidencial eshte percaktuar mosha 15 vjec ose deri ne 17 vjec ne rast se i riu/e reja nuk ka perfunduar shkollen 9-vjecare. Legjislacioni parashikon qe te rinjte duhet te kene nje plan individual i cili percakton mundesite per arsimimin burse dhe mundesi strehimi. Per te rinjte te cilet perfitojne statusin e jetimit bursat e shkollimit akomodimi ne konvikt kujdesi shendetesor dhe transporti publik falas duhet te jene prioritet nga strukturat perkatese. Te rinjte pa kujdes prinderor mbi 18 vjec perfitojne nga ndihma ekonomike nje shume prej 3000 lekesh ne muaj pasi perfundojne shkollen e mesme ose te larte deri ne momentin qe jane pa pune.

Organizatat ofrojne me shume mbeshtetje per te rinjte nepermjet ofrimit te bursave integrimin ne familje biologjike komuniteteve rinore gjate moshes 15-19 vjec perkujdesje me programe mbeshtetese deri ne moshen 24 vjec dhe per ata qe nuk ndjekin studimet mundesi mbeshtetjeje me trajnime dhe kurse profesionale.

Ligji

Vendi yne nuk ka nje sistem ligjor te mjaftueshem qe mbulon nevojat e te rinjve qe jane ne perkujdesje apo qe dalin nga perkujdesja vecanerisht te atyre qe largohen shume me heret. Femijet pa kujdes prinderor nuk jane konsideruar me prioritet ne sistemin aktual te mbrojtjes sociale. Te dalesh nga perkujdesi ne moshen 15-vjecare eshte shume heret nga pikepamja psikologjike dhe sociale e zhvillimit duke marre parasysh vecanerisht mungesen e prinderve dhe te mosmbeshtetjes nga strukturat shteterore. Nje tjeter problem qe ngrene perfaqesuesit e fshatrave SOS eshte edhe fakti qe legjislacioni aktual nuk i adreson ceshtjet e atyre qe quhen jetime sociale te cilet nuk kane mundesi te perfitojne nga sherbime sociale. Legjislacioni qe percakton punesimin dhe strehimin sherbimet shendetesore falas nuk implementohet. Mbeshtetja e vetme qe u jepet ketyre te rinjve eshte ndihma ekonomike e cila gjithsesi rezulton te jete e pamjaftueshme per te mbuluar nevojat baze te jeteses.

Perkujdesja

Adoleshentet qe dalin nga institucionet rezidenciale hasin veshtiresite me te medha pas largimit nga perkujdesja per sa i perket strehimit arsimimit papunesise si dhe sjelljeve te rrezikshme. Ata kane edhe tendencen me te madhe per te qene te perfshire ne sjellje si droga duhani dhe alkooli. Keto forma perkujdesi gjithashtu kane tendencen te ndikojne negativisht ne zhvillimin psiko-social te femijeve. Pjesemarrja e ulet e femijeve dhe mungesa e rrjeteve shkembyese rinore pengon perfshirjen sociale te te rinjve mungesa e mbeshtetjes edukative dhe orientuese per punesim ben qe te rinjte te kene performance te parealizueshme nga mungesa e nje stafi te kualifikuar.

Sherbimet

Ne analizen e specialisteve te SOS nivelet e tyre te uleta te edukimit influencojne negativisht ne shanset e tyre per punesim. Punet qe bejne te rinjte jane zakonisht joformale te paguara pak pa kualifikimin e nevojshem dhe ku nuk paguhen sigurimet shoqerore. Si rezultat te rinjte nuk mund te perfitojne as nga sherbimet shendetesore falas. Shume te rinj nuk mund te perballojne koston e jeteses nuk kane mundesi strehimi nuk mund te paguajne qirane dhe nje pjese e tyre mbeten te pastrehe. Vetem nje pjese e vogel e te rinjve pa kujdes prinderor kane perfituar nga programet qeveritare te strehimit. Konviktet e shkollave te mesme mbeten shpesh e vetmja mundesi strehimi per nje pjese te konsiderueshme te te rinjve.

Kerkohet

- krijimi i sherbimeve pas perkujdesjes qendrimi ne perkujdesje deri ne perfundim te shkolles se mesme ngritja e qendrave ditore pritese qe ofrojne sherbime per te rinjte 14-18 vjec dhe implementimi i politikave te trajnimit profesional dhe punesimit per kategorite e te rinjve qe jane larguar nga perkujdesja

- permiresimi i legjislacionit per daljen nga perkujdesja dhe krijimi i nje kuadri ligjor per te rinjte qe largohen qe thekson rolin e vendimmarresve ne mbeshtetjen e te rinjve per sa i perket strehimit dhe punesimit sigurimi i ndihmes ekonomike dhe sociale per te rinjte

- nisja e sherbimeve te reja per te rinjte informimi dhe keshillimi sherbime komunitare e pjesemarrese dhe advokim per te mbeshtetur pjesemarrjen e tyre

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›