E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” për marrje rryshfeti

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi arrestimin në flagrancë të administratorit të shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., L.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

SPAK bën të ditur se arrestimi u krye sot, nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026.

Procedimi penal është regjistruar më 1 tetor 2026, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit janë përdorur metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.

Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, sipas SPAK, dyshohet se L.K. ka kërkuar dhe marrë shumën prej 400 mijë lekësh nga administratori i një operatori ekonomik, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkohen nga ligji në funksionin e administratorit të “ECO-ELB” sh.a.

Gjatë kontrollit personal, L.K. iu gjet dhe iu sekuestrua shuma prej 400 mijë lekësh, njofton SPAK.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›