E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi sot se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas SPAK operacioni po zhvillohet në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Operacioni është ende në vijim dhe SPAK pritet të dalë me njoftim zyrtar.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›