SPAK jep pretencën për grupin e dytë të dosjes “5D”, kërkon dënime për të akuzuarit

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për grupin e dytë të dosjes “5D”, ku kërkoi dënimin me 1 vit burg për drejtoreshën e klubit “Tirana”, Deborah Keçi, i cili ulet në 8 muaj me gjykim të shkurtuar, si dhe pezullim nga funksionet publike për 5 vjet.
Për Teuta Gurin, Renaldo Gjerazin dhe Gentjan Merajn, prokurori kërkoi 9 muaj burg, të ulur në 6 muaj me gjykim të shkurtuar, si dhe pezullim për 2 vjet nga ushtrimi i funksioneve publike.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 8 maj.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/