9 persona humbën jetën nga sulmi rus, Zelensky bën thirrje për armëpushim të pakushtëzuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar” pas një sulmi të rëndë me dronë nga Rusia që i mori jetën nëntë personave.
Ky sulm është cilësuar nga Zelensky si një “krim lufte absolutisht të qëllimshëm” dhe një akt “jashtëzakonisht brutal.”
“Në Ukrainë, ne këmbëngulim për një armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar. Ndalimi i vrasjeve është detyra numër një. Ne jemi gjithashtu gati për një armëpushim të menjëhershëm të paktën për objektivat civile,” tha Zelensky.
Sipas forcave ajrore ukrainase, sulmet me dronë të realizuara nga Rusia kanë goditur rajone të ndryshme të Ukrainës, përfshirë Kievin, Kharkiv, Poltava dhe Odesën, duke shkaktuar më shumë dëme dhe viktima.
Ndërkohë, takimi për bisedimet e paqes që ishte planifikuar të mbahej më 23 prill është shtyrë për shkak të mungesës së sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio.
/rtsh.al/