E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK kërkon 3 vite burg për ish-deputetin e PS-së

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar GJKKO-së dënimin me 3 vite burgim për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.

Ish parlamentari socialist akuzohet për nxjerrjen e sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.

Në rast të pranimit të kërkesës nga SPAK, Çyrbja do të vuajë 2 vite burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për Altin Hajrin, Prokuroria e Posaçme kërkoi gjithashtu tre vite burg, që po ashtu zbret në dy vite nga dënimi i shkurtuar, ndërsa për Ahmet Mashën u kërkua 2 vite e 6 muaj burg që zbret në 1 vit e 8 muaj.

Çyrbja u arrestua në tetor të vitit të shkuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›