E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët hyjnë në Fakultetin e Ekonomisë: Bojkotoni mësimin, bashkohuni me ne!

Me thirrjen “Bashkohuni me ne!”, protestuesit kanë hyrë në Fakultetin e Ekonomisë, ku u kanë bërë apel studentëve të lënë auditorët dhe t’i bashkohen protestës.

1111

Lëvizja vjen në kuadër të marshimit të studentëve në Tiranë, të cilët kanë vijuar protestën nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera.

Studentët kanë deklaruar se do të vijojnë qëndresën dhe bojkotin deri në ndryshimin e situatës, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre politike.

Ndër kërkesat kryesore të artikuluara gjatë protestave janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Me protestat e studentëve jane bashkuar edhe pedagoget.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›