SPAK zgjat hetimet ndaj kryebashkiakut të Kolonjës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të zgjatë me tre muaj hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, dhe pesë zyrtarëve të tjerë të institucioneve vendore dhe kompanive private.
Hetimet lidhen me dy tendera publikë, atë për ndërtimin e ujësjellësit të Kolonjës dhe segmentin rrugor Korçë–Ersekë, pjesë e të cilit është shembur pas përfundimit të punimeve.
Kryebashkiaku Isai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa së bashku me të janë marrë të pandehur edhe gjashtë persona të tjerë, mes tyre anëtarë të njësive të prokurimit publik dhe përfaqësues të kompanive fituese të tenderëve.
/rtsh.al/