E Diel, 1 Nëntor 2026

STALINT E TIRANS T MSOJN NGA SEJDIU

Fatmir Sejdiu sapo ka dhene doreheqjen nga posti i Presidentit te Republikes se Kosoves duke shenuar keshtu nje ngjarje pa precedent ne politiken mbareshqiptare perfshire edhe politiken e Tiranes. Ne kete te fundit nuk ka ndodhur kurre qe lidershipi i larte politik te demonstroje bindje dhe devocion ndaj Kushtetutes dhe te jete terhequr kur Gjykata Kushtetuese i ka deklaruar si dhunime te ligjit themeltar te shtetit disa akte apo vendime te marra me urdher te tij. E kunderta ka ndodhur. Vendimet e gjykates kane perfunduar ne koshin e plehrave e bashke me te edhe Kushtetuta ndersa klasa politike ka vazhduar te coje perpara ambiciet e saj antikushtetutshmerisht. E gjithe kjo ka sjelle rrenimin real te ndarjes se pushteteve ne Shqiperi si dhe ne zhvillimin e nje arrogance te rrezikshme autoritariste ne qeveri. Dhunimi i Kushtetutes dhe i vendimeve te Gjykates Kushtetuese ka pasur si pasoje krijimin e pushteteve te pakufizuara te qeverive dhe zyrtareve qe qendrojne mbi ligjin dhe drejtesine. Dhe kjo eshte ne fakt rrenja e krizes se sotme politike ne Shqiperi si dhe e korrupsionit galopant qe po e mbyt ate. Ndersa akti i doreheqjes se Sejdiut deshmoi sikunder deklaroi edhe Peter Faith se Kushtetuta e Kosoves eshte e fuqishme dhe institucionet e saj respektojne sundimin e ligjit arroganca e Kryeministrit Berisha dhe e shumices se tij kerkon te provoje se Kushtetuta e Shqiperise eshte e pafuqishme dhe sundimi i ligjit nuk mund te perballet dot me forcen e kultit te tij gjithnje e me absolut.

Perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar ne Kosove vrapuan te pershendesin doreheqjen e Presidentit Sejdiu duke e shpallur si nje akt emancipues per shtetin e ri te Kosoves. Sa mire Por njeherazi edhe sa keq qe nuk kane vepruar keshtu edhe ne Tirane sa here qe klasa politike ka dhunuar sheshit vendimet e Gjykates Kushtetuese. Dhe nje dukuri e tille e shemtuar qe gerryen themelet e shtetit te se drejtes dhe liberalizmin kushtetues ka vite qe ndodh perpara syve edhe te perfaqesive nderkombetare ne Tirane. Rastet e dhunimit arrogant te Kushtetutes kane qene dhe mbeten nje konstante e perhershme e politikes shqiptare ne keto dy dekada tranzicion. Por ne do ta ilustrojme vetem me dy shembuj. Nje me te vjeter dhe nje me te fresket. Ca vite me pare e majta dhe e djathta bashkuan votat per shkarkimin e Kryeprokurorit Arben Rakipi. Pa hyre ne hollesi mbi shkaqet e kesaj aleance kunder Kryeprokurorit te armiqve te perjetshem blu dhe roze nenvizojme se procedurat qe u ndoqen per ate shkarkim ishin qartazi ne kundershtim me Kushtetuten. Nje gje te tille e deklaroi edhe Komisioni i Venecias ne nje opinion te tijin. Ndaj Parlamenti ne zbatim te Kushtetutes duhej ti rikthehej procedurave te shkarkimit te Kryeprokurorit gje qe nuk ndodhi kurre. Kushtetuta u dhunua e drejta e nje institucioni u dhunua e drejta e nje qytetari u dhunua dhe nuk u vu ne vend ndersa politika arrogante si perhere vazhdoi ambicien e saj duke e vene veten mbi Kushtetuten. Cuditerisht edhe nderkombetaret heshten megjithese opinioni i Komisionit te Venecias ishte ne anglisht nje gjuhe qe ata e kuptojne fare mire. Por presupozohet se edhe nje gjuhe tjeter nderkombetare ajo e shtetit te se drejtes duhet ti kish bere te jepnin alarmin porsa kish ndodhur. Dhe a nuk eshte ky misioni i tyre qe te sugjerojme madje edhe ushtrojne presion qe shteti shqiptar te flase me gjuhen e shtetit te se drejtes edhe kur kjo nuk i leverdis njerit apo tjetrit lider njeres apo tjetres parti Mjerisht perfaqesues te komunitetit nderkombetar ne Tirane kane vleresuar jo rralle me shume se respektin per Kushtetuten stabilitetin dhe konsensusin ne fakt pazaret mes partive politike shqiptare. Prandaj duartrokiten edhe kur PD dhe PS ndryshuan Kushtetuten brenda nates sikur te qe vetem nje copez plasteline. E si mund te ece Shqiperia drejt nje shteti ligjor me pushtete te kufizuara nga Kushtetuta ligji dhe e drejta kur klasa politike tolerohet ta deformoje Kushtetuten si ti teket Koha po provon se ato ndryshime qe u shpallen historike edhe nga ca nderkombetare ne vend qe te sillnin stabilitet sikunder pretendohej kane kontribuar per ta bere edhe me te pazgjidhshme krizen shqiptare.

Rasti i dyte i dhunimit te Kushtetutes eshte nje skandal i koheve me te fundit. Ai ka te beje me neperkembjen e se drejtes se pronareve te dhunuar nga komunizmi nga nje shumice neokomuniste vetem me apelacion demokratik qe sundon sot ne Parlamentin e Shqiperise. Pikerisht kesaj shumice iu tek nje dite qe te rishikoje te gjitha vendimet e komisioneve te kthimit te pronave duke ia dhene kete atribut kreut te Agjencise se Kthimit te Pronave AKP. Dhe meqenese i kishin votat i miratuan ndryshimet ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave edhe pse nje gje e tille u kundershtua fort nga grupi i interesit qe eshte klasa e pronareve te ligjshem te dhunuar nga komunizmi. Meqenese vullneti i shumices demokratike u ushtrua tiranikisht ne Parlament kunder se drejtes te tyre pronaret iu drejtuan Avokatit te Popullit qe nga ana e tij vuri ne levizje Gjykaten Kushtetuese. Kjo e fundit me nje vendim te saj te dates 26 maj 2010 qe mban numrin 27 i shpalli jokushtetuese nenet qe i jepnin paradoksalisht te drejten e rishikimit te vendimeve per pronat nje personi te emeruar ne krye te AKP nga qeveria Berisha Sepse as Kushtetuta dhe as Gjykata Kushtetuese nuk mund te tolerojne qe pushteti ekzekutiv te marre atribute gjyqesore. Duam te krijojme nje shtet te se drejtes me pushtete te ndara apo nje monarki biblike ku mbreti eshte edhe kryeminister edhe gjykates Por duket se shumica berishiste synon pikerisht kete te fundit. Ndaj ajo nuk mund te pranoje qe nje institucion tjeter si Gjykata Kushtetuese ti vere kufij vullnetit te liderit te saj Berisha. Ajo vendosi ti tregoje edhe Gjykates Kushtetuese se vullneti i saj dhe i liderit te saj jane te celikte ne rusisht stalin dhe se qendrojne mbi Kushtetuten. Dhe beri ne ligjin per pronat perseri disa ndryshime ne kundershtim te hapur me vendimin e Gjykates Kushtetuese. Perseri kreut te AKP iu la atributi te vendose per drejtesine apo jo te vendimeve e pronave te kthyera nga komisionet. Pas kesaj ky ligj i kaloi per dekretim Presidentit te Republikes qe rezultoi se nuk mund te dekretonte nje ligj qe ishte hapur ne kundershtim me Kushtetuten dhe per me teper me nje vendim te fresket te asaj qe me Kushtetute eshte garantuese e Kushtetutes pra Gjykates Kushtetuese. Presidenti Topi nuk e dekretoi ligjin te hartuar orientalisht nga juriste te tipit alla-bej dhe te miratuar tiranikisht nga shumica demokratike e Kryeministrit Berisha. Por edhe kjo nuk mund ta bente as Berishen dhe as shumicen te terhiqej. Ata vendosen ti tregojne edhe Presidentit se vullneti i liderit eshte me i celikte se Kushtetuta dhe se asnje institucion nuk mund ta kufizoje ate vullnet pavaresisht se cthote Kushtetuta. Dhe votuan kunder dekretit te Presidentit duke falsifikuar skandalisht edhe prezencen e deputeteve te shumices ne salle. Treguan se jane te vendosur qe vullnetin e korruptuar te liderit Kryeminister ta vendosin mbi Kushtetuten mbi Gjykaten Kushtetuese mbi Presidentin e Republikes mbi interesat e ligjshme te klases se pronareve. Nje zhvillim alarmant thelbesisht stalinist qe poshteron Kushtetuten dhe Sovranin popull. Nje zhvillim krejtesisht i kundert me ate qe sapo ndodhi ne Prishtine me tashme ish-presidentin Sejdiu qe me doreheqjen e tij lartesoi Kushtetuten dhe sovranin. Nje stalinizem qe per cudi nuk u denoncua fare nga perfaqesite e nderkombetareve ne Tirane. Disa nga ata vazhdojne ti bejne opozites thirrje te bashkepunoje me tiranine thelbesisht staliniste ne Parlament per te miren e demokracise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›