STRABAG: Do të rrisim investimet në Shqipëri
Një nga kompanitë më të fuqishme në Evropë për ndërtimet dhe punët publike, STRABAG, shpreh një interes në rritje për investime të mëdha e serioze në Shqipëri. Ky pohim është bërë dje nga presidenti i kompanisë, Hans Peter Haselsteiner, i cili zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Duke falënderuar zotin Haselsteiner për investimet e tyre në Shqipëri dhe interesin e vazhdueshëm, Topalli tha se Shqipëria ndodhet në momentet e saj më të mira, ndër 4 vendet në botë me rritje ekonomike. Investimet janë prioriteti ynë, sepse investime do të thotë të ardhura, do të thotë punësim, - theksoi Topalli. Nga ana e tij, Haselsteiner tha: Ne jemi të interesuar të investojmë dhe të qëndrojmë gjatë në Shqipëri. Duam të jemi pjesë e projekteve të mëdha të zhvillimit të infrastrukturës.