STRASBURG – Baerbock: Mbështetje të mëtejshme ajrore ndërkombëtare për Ukrainën

BERLIN, 17 maj /ATSH-DPA/- Në funksion të sulmeve të rënda ruse në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka bërë thirrje urgjente për mbështetje të mëtejshme ndërkombëtare të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.
“Situata është shumë dramatike, jo vetëm në lidhje me Kharkivin, por edhe në shumë vende të tjera në Ukrainë”, tha sot Baerbock përpara një takimi të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Strasburg.
“Ne mund të shohim qartë se sa shumë nevojë ka Ukraina për mbështetje të mëtejshme, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes ajrore”, tha ajo.
Baerbock tha se Gjermania kishte ofruar një sistem tjetër “Patriot” si pjesë e nismës ndërkombëtare për më shumë mbështetje ajrore për Ukrainën, e nisur së bashku me kancelarin Olaf Scholz dhe ministrin e Mbrojtjes Boris Pistorius.
“Vendet e tjera kishin furnizuar komponentë të rëndësishëm për mbikëqyrjen e radarëve, për shembull”, tha ajo, duke shtuar se vendet që nuk i kishin këto sisteme të mbrojtjes ajrore kishin siguruar mbi 1 miliardë euro (1,09 miliardë dollarë). //a.i/