E Diel, 1 Nëntor 2026

STRESI I ARDHANGT

... ato qe njohim pergjysme Kenaqesia ashtu sic e ka vertetuar natyra nuk varet shume nga gjerat e jashtme. Uilliam Kuper 1782

Bllokimi i sjelljes per nje qellim te caktuar eshte stres dhe kur ky arrihet ne piken kritike formon nje veprim te ardhanget. Te gjithe ne e kemi provuar stresin qe vjen jo nga lodhja mendore e fizike por nga nje gjendje e tensionuar qe buron nga ankthi dhe e fut njeriun ne nje gjeratore te hatashme saqe nuk eshte me ne gjendje te dale se andejmi. Ndihemi te lodhur nga puna e studimi dhe kjo eshte e natyrshme. E per ta kaluar kete situate shkojme per te luajtur diku per shembull te nje makine shperndarese. Makina fillon te punoje pasi kemi hedhur xhetonat dhe ne shijojme nje pije freskuese. Nje cast me vone shtypim butonin dhe nuk ndodh asgje. Pastaj e shtypim serish butonin. Asgje. Shtypim butonin qe kthen xhetonat. Perseri asgje. I shtypim butonat me perdhune. Asgje. I godasim. Prape i njejti rezultat. Se fundi kapim dhe shkundim makinen. Leme pijen leme edhe klubin dhe dalim ne ajer te paster. Me ne fund pasi na duket se jemi qetesuar kthehemi ne shtepi. Gje e vaket. Televizori i hapur. Lajme. Akuzat e opozites per korrupsion. Nje minister hajdut sipas opozites qe me shkresa neper duar faktojne korrupsionin. Sa i hedhin benzine zjarrit dhe ngrohin duart. Bejne edhe ata sehir Pak me vone del nje zedhenes nga qeveria dhe flet per korrupsionin me 20 per qind te lejeve te ndertimit nga bashkia. Klithma thirrje. Fjale qe treten ne mbremje dhe ne ere. Stacion tjeter. Te njejtat thirrje per lufte. I njejti hashash perndezes. Lodhje tjeter. Ku mbaroi dhe ky dreq sporti. Jo ka mbaruar karta Hajt duro deri neser. Me ne fund u duk sikur ra heshtja. Por jo sqe e thene sepse po fillonte opinioni politik dhe Top Story apo debati i radhes ndoshta me fjale te shpenguara. Por as kjo sqe e thene. Per te mos duruar edhe lajmet e fundit kudo njelloj i fut nje te mbyllur televizorit dhe... heshtje. Magjia e heshtjes shpejt behet shkak per nje situate te re sepse lodhja e dites ndihet me teper duket se stresi eshte futur ne palce. Ne kete rast nuk pine uje as frymemarrjet e thella kunder ankthit as edhe fjalet e bukura mbremesore ndoshta as nje gote caji antistres. Sigurisht shetitja e ben punen me mire mirepo fryn shume ere. Dhe era gati te merr mendjen... Keshtu mbyllet nje dite e zakonshme.

Stresi con gjithmone ne ndonje forme agresioni thone Xhon Dolard dhe koleget e tij. Stresimi eshte cdo gje ashtu si mosfunksionimi i makines shperndarese qe bllokon arritjen e nje qellimi nga ana jone. Stresimi rritet kur motivimet tona per te arritur nje qellim jane shume te forta kur presim kenaqesi dhe kur bllokimi eshte i plote. Stresi e prodhon energjine agresive e cila e drejton ate ne nje shenjester me te sigurt. Zhvendosja ndodh sipas anekdotes se vjeter qe ben fjale per nje burre i cili pasi poshterohet nga shefi rreh gruan i bertet djalit godet me shqelma qenin dhe kafshon postierin.

Stresi prodhon nje arsye per tu treguar agresiv. Por stresi mund te krijoje acarim dhe jo agresion. Dhe keshtu ndodh ne mbi 70 te te stresuarve. Nderkohe nje stres i justifikuar eshte perseri stresues por krijon me pak agresion se sa nje stres qe perceptohet si i pajustifikuar.

Mendoni dike qe po ndihet shume i stresuar ekonomikisht seksualisht ose politikisht. Mendimi eshte se po imagjinoni dike qe eshte ekonomikisht seksualisht dhe politikisht i privuar. Keni arsye per ta bere kete kur shoqeria perjeton rritje te pushimeve nga puna shkalla e dhunes rritet. Kur papunesia bie hapet pune per mijera e mijera njerez po ashtu bie edhe niveli i krimeve.

Por stresi mund te mos jete i lidhur me privimin. Njerezit me te stresuar seksualisht mund te mos jene beqare. Njerezit me te stresuar ekonomikisht mund te mos jene endacake. Rritja ekonomike mund ta beje me te dukshem stresin dhe ta perkeqesoje dhunen sepse njeriu sheh per me mire. Te keqijat qe ruhen ne menyre te durueshme te cilat duken te pashmangshme behen te patolerueshme kur sugjerohet nje menyre per ti shmangur. Aleksis de Tokvil 1856.

Njerezit u shtangen me 1997-n ne Shqiperi. Pse ndodhi kjo hata Megjithese gjerat dukeshin se shkonin mire e keqja sogjetonte fshehur ne hije per shkak te nje padrejtesie te madhe. Luhej me ekonomine me jeten. Dhe politika e perdori kete stres te madh ne menyren me te keqe te mundshme. Komisioni hetimor parlamentar pas nje viti e beri edhe me pis ate qe kishte ndodhur ndonese qe krijuar per tiu pergjigjur shkaqeve te gjendjes. Nuk u arrit ne perfundimin se nje prej arsyeve me te forta psikologjike kishte qene stresi. Problemi nuk qendron te fakti se prapambetja aktuale dhe padrejtesia shoqerore perbejne nje arsye qe shoqeria te jete e shqetesuar padrejtesia mund te jete nje arsye rrenjesore edhe pse jo me kryesorja. Problemi eshte ky stresi krijohet nga hendeku mes parashikimit dhe arritjes.

A zbutet stresi nga paratetc A zbutet stresi nga parate Parimi se stresi eshte diferenca e parashikimit me arritjen ndihmon per te kuptuar sesi jane te lidhura kenaqesia ekonomike dhe stresi. Edhe pse kane fituar shume para njerezit e sotem nuk jane dhe aq te lumtur. Vezhgimi i Uilliam Kuperit me 1782 ka vertetuar kete gje Kenaqesia ashtu sic ka vertetuar natyra nuk varet shume nga gjerat e jashtme.

Edhe pse blerja e pushtetit eshte rritur raportimet mbi kenaqesine megjithate nuk jane rritur. Kur njerezit perjetojne nje rritje ne te ardhura status ose arritje kur ndihen mire dhe ngjitin shkallet e suksesit ata shohin lart jo poshte. Sidomos te njerezit me seder te zhvilluar kjo ndjesi mund te krijoje nje privim relativ.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›