SYRIZA e Agimi i Artë, dy forcat që tronditën skenën politike greke
ATHINE - Zgjedhjet e 6 Majit në Greqi sollën përmbysje të mëdha. Njëra prej të papriturave ishte mbështetja e gjerë për koalicionin e së majtës Radikale SYRIZA, që sipas sondazheve në zgjedhjet e tjera kalon forcë e parë. Ndërsa lajmi i keq ishte hyrja në parlament e neonazistëve të Agimit të Artë.
Çfarë përfaqëson SYRIZA dhe drejtuesi i saj Aleksis Cipras?
Një nga surprizat e zgjedhjeve të 6 Majit në Greqi, dhe ajo që përmbysi skemën disavjecare të qeverisjes 2 partiake duke dalë e dyta në zgjedhje, ishte koalicioni i grupeve të majta radikale, SYRIZA, drejtuar nga Aleksis Cipras.
Drejtuesi i SYRIZA, 38 vjeçari Aleksis Cipras, është veprimtar i hershëm i organizatave të majta në vend.
Që student, u zgjodh Sekretar i këshillit qendror të Rinisë, post që e mbajti deri në vitin 2003. Në vitin 2004 u zgjodh sekretari politik i Koalicionit. Në 2006 kandidoi për kryetar i bashkisë së Athinës dhe u rendit i treti, ndërsa në 2008 u zgjodh president i SYRIZA, me 70% të votave.
Mbështetja popullore për të e pati bazën në programin për anulimin e memorandumit të masave të ashpra, kontrollin dhe shfrytëzimin e depozitave bankare për investime si dhe ngritjen e një komisioni ndërkombëtar auditimi për të hetuar masën e borxhit publik grek.
SYRIZA njihet si një nga forcat politike greke, që mbron të drejtat e emigranteve të huaj dhe punëtorëve dhe një sondazh për zgjedhjet e ardhshme, sugjeron se ajo do të jetë forcë e parë me 128 vende.
Çfarë përfaqëson “Agimi i Artë” dhe kush është drejtuesi i saj?
Fitorja e ekstremistëve të “Agimit të Artë”, është supriza më e papëlqyer e këtyre zgjedhjeve në Greqi dhe lajm i keq për emigrantët e huaj.
Me moton ''Për një Greqi të pastër”, “Greqia është e grekëve'' apo ''Jashtë emigrantët e huaj'', Agimi i artë është një organizatë raciste, fashiste e neonaziste, që adhuron Hitlerin.
Kjo organizatë neonaziste predikon krenari kombëtare duke kundërshtuar marrëveshjet me të e huajt, dhe me sa duket edhe për këtë arsye, hyn për herë të parë në parlamentin e një vendi si Greqia, ku ka lindur demokracia.
Kreu i kësaj organizate, 55 vjecari Nikolaos Mihaloliakos është bashkuar që 16 vjeç me partinë nacionaliste të themeluar nga Kostas Plevris. Në vitin 1974 është arrestuar ndërsa protestonte jashtë ambasadës britanike kundër pushtimit të Qipros, ndërsa për herë të dytë në 1976 për sulmet ndaj gazetarëve që morrën pjesë në funeralin e njërit prej viktimave të organizatës 17 Nëntori. Në 1978 u arrestua për herë të tretë për shpërthimet në Athinë. Pas lirimit, në vitin 1980 filloi të publikojë revistën Agimi i Artë dhe lëvizjen me këtë emër, e themeloi në vitin 1985.
Anëtarët e kësaj organizate luftuan si vullnetarë me serbët e Bosnjës, madje disa prej tyre thanë se kanë marrë edhe në masakrën e Srebrenicës.
Sipas informacioneve, mësohet se në Athinë, kjo forcë ishte votuar nga 1 në 2 punonjës policie.