E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 5-fishtë, maqedonasit kundërprotestë ndaj shqiptarëve

SHKUP- Në prag të protestave të paralajmëruara në Shkup, nga maqedonasit, për vrasjen e 5-fishtë në Smilkovc të Shkupit partitë politike në Maqedoni kanë bërë thirje për qetësi dhe maturi.

Protesta e organizuar nga grupi i ashtuquajtur “Protesta para Qeverisë” do të mbahet pasdite para Qeverisë dhe se ajo do të jetë si kundërpërgjigje për protestat e djeshme të shqiptarëve dhe për zbardhjen dhe dënimin e shpejtë të autorëve të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Sipas mesazheve të bëra nëpërmjet rrjeteve sociale, ky organizim do të jetë në formën e kundërprotestës kundër shqiptarëve, raporton INA. Protestuesit maqedonas kanë bërë thirrje për masivitet në këtë protestë. Protesta vjen një ditë pas protestave të shqiptarëve të organizuara në Shkup dhe qytete të tjera të maqedonisë. 
(el.me/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Vrasja e 5-fishtë, shqiptarët në protestë: Nuk jemi ne fajtorët

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›