Haradinaj kthehet në shtëpi

Ramush Haradinaj
I shoqëruar nga një mori forcash të sigurisë së EULEX-it, ish-Kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në shtëpinë e tij në lagjen Arbëria. Sipas mediave në Kosovë, nga Aeroporti i Prishtinës, Haradinaj është larguar nga një rrugë dytësore, duke shmangur gazetarët dhe qytetarët që kishin dalë për ta pritur. Sipas Express, një makinë e EULEX-it është futur brenda, ndërsa interesimi i mediave ishte shumë i madh, pavarësisht se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë thirrje që atij ti lejohet pak privatësi. Në shtëpinë e tij, në lagjen Arbëria të Prishtinës, ai u prit nga familjarët e tij. Gjykata e Hagës vendosi që Ramush Haradinaj të qëndrojë në Kosovë deri në pritje të vendimit përfundimtar të Hagës, këtë verë.