E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhet e favorizojnç Tadiç kundrejt Nikolliç

Sipas rezultateve të një sondazhi, që e sjellin agjencitë serbe të lajmeve, Boris Tadiç kandidati i Partisë Demokratike do të marrë 58 për qind të votave në balotazhin presidencial të planifikuar për 20 maj, ndërsa rivali i tij nga Partia Përparimtare, Tomisllav Nikolliç, do të fitojë 42 për qind.

Sondazhi u zhvillua nga Agjencia serb Ipsos Strategic Marketing më 10 maj me një mostër prej 1.198 të anketuarve.

Rezultatet treguan se 54.7 përqind e votuesve ishin të përcaktuar për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa 25.7 përqind thanë se mund të shkojnë në votime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›