E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa do te jete buxheti per zgjedhjet e 8 majit

Sipas kreut te ketij institucioni vendimi per djegien e fleteve mbajti peng hartimin e projektbuxhetit


Kryetari i KQZ-se Arben Ristani deklaron se fatura e zgjedhjeve do te jete 750 milione leke

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet qe te kerkoje rreth 750 milione leke per ndertimin e infrastruktures per zgjedhjet vendore te 8 majit. Kreu i ketij komisioni Arben Ristani ben te ditur se institucioni qe ai drejton ka nisur punen per te llogaritur faturen e shpenzimeve per zgjedhjet e ardhme.


Kreu i KQZ-se thote se ne ditet ne vijim do te kete edhe nje vendimmarrje ne te cilen anetaret do te miratojne projektbuxhetin e parashikuar per zgjedhje qe do ti paraqitet me pas Keshillit te Ministrave. Sipas kryetarit Ristani kostoja e zgjedhjeve te 8 majit pritet qe te jete me e vogel se ajo e zgjedhjeve vendore te 2007-es kjo edhe per shkak se nje pjese e infrastruktures eshte gati nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009.


Buxheti


Numri nje i institucionit qe merret me administrimin e zgjedhjeve ne Shqiperi Arben Ristani deklaron se kostoja e zgjedhjeve vendore te ketij viti parashikohet te jete 750 milione leke.


Kryetari i KQZ-se e justifikon vonesen e miratimit te buxhetit per zgjedhjet me vendimin per pastrimin e kutive te fleteve te votimit dhe te materialeve zgjedhore. Perseri kemi pasur ngercin e madh qe vjen nga procesi i kutive.


Nuk e kemi mbyllur dot projektbuxhetin pasi prisnim pikerisht kete vendimmarrje sepse do te varionte buxheti nese do te detyroheshim te blinim kuti te reja apo materialet qe jane brenda kutive duhen llogaritur nese do te riciklohen apo jo.


Megjithate nje shifer te perafert mund ta kemi besoj diku tek 700-750 milione leke - theksoi Ristani. KQZ pritet ti kerkoje se shpejti qeverise fondin e vecante per organizimin e zgjedhjeve te ketij viti. Sipas nenit 86 te Kodit Zgjedhor fondet per pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve buxheti i KQZ-se perben ze me vete ne Buxhetin e Shtetit.


Ne buxhetin e vitit kur do te zhvillohen zgjedhjet Kuvendi ve ne dispozicion te KQZ-se dhe te institucioneve te tjera perkatese fondet per pergatitjen zhvillimin mbikeqyrjen si dhe cdo aspekt tjeter te procesit zgjedhor. Ne raste te perseritjes se zgjedhjeve Keshilli Ministrave ve ne dispozicion te KQZ-se fondet shtese. Fondi i parashikuar per zgjedhjet e 8 majit eshte me i ulet se ai per zgjedhjet vendore te 2007-es te cilat kushtuan rreth 11.4 milione dollare.


Shkak i uljes se shpenzimeve eshte edhe infrastruktura gjysme e gatshme e KQZ-se per zgjedhjet. Sistemi i kamerave qe do te perdoret per zgjedhje eshte ruajtur nga zgjedhjet e shkuara. Nje tjeter arsye e uljes se shpenzimeve eshte ndryshimi i struktures qe do te merret me zgjedhjet. Numri i punonjesve eshte ulur ndjeshem per kete mjafton qe te merret parasysh ulja e numrit te anetareve te grupeve te numerimit te votave si rezultat i ndryshimit te Kodit Zgjedhor.


Per zgjedhjet lokale parashikohen te angazhohen rreth 8300 njerez te cilet do te menaxhojne zgjedhjet. Shuma totale e parave vetem per sekretaret komisioneret dhe numeruesit e votave pritet qe te kape vleren e 159.109 mije leke.

Kompetencat e KQZ-se


Pergatit projektbuxhetin vjetor sipas ligjit perkates per funksionimin e institucionit dhe pas miratimit me ligj te buxhetit percakton strukturen e shpenzimeve buxhetore. Ushtron kontrollin mbi financimet e fushates zgjedhore ne perputhje me kete Kod.


Pergatit projektbuxhetin per zgjedhjet e pritshme dhe administron fondet e vena ne dispozicion nga Buxheti i Shtetit dhe nga burime te tjera te ligjshme ne sherbim te zgjedhjeve duke marre vendim per strukturen e shpenzimeve buxhetore dhe donacioneve te ndryshme per zgjedhjet.


Fondet per partite politike


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet qe te miratoje edhe shperndarjen e buxhetit per partite politike ne perputhje me rezultatin e tyre ne zgjedhjet e meparshme. Sipas Kodit Zgjedhor sasia e fondeve publike qe do tu shperndahen subjekteve zgjedhore caktohet me vendim te Kuvendit se bashku me buxhetin e zgjedhjeve.


Fondet e akorduara nga Buxheti i Shtetit per fushaten zgjedhore te subjekteve zgjedhore perbehen nga fondet per financimin e fushates si dhe nga kuota shtese per fondet per financimin e fushates e cila perdoret nga KQZ-ja per dhenien e shumave kompensuese.


Ne cdo rast fondet per financimin e fushates nuk mund te jene me pak sesa totali i shumave te shperndara partive politike ne zgjedhjet pararendese. Sasia e fondeve publike qe i shperndahet secilit prej subjekteve zgjedhore caktohet me vendim te KQZ-se sipas rregullave te meposhtme


a 50 per qind e shumes ndahet ndermjet partive politike te regjistruara si subjekte zgjedhore dhe qe kane mandate ne Kuvend e percaktuar kjo sipas vendimit te KQZ-se per shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve pararendese. Kjo shume u jepet ketyre partive politike nga KQZ-ja jo me vone se 5 dite pas regjistrimit te tyre si subjekt zgjedhor dhe paraqitjes se listes shumemerore per cdo zone zgjedhore.


Shuma shperndahet mbi bazen e numrit te mandateve te fituara ne zgjedhjet per Kuvendin


b 50 per qind e shumes se pergjithshme ndahet midis partive politike te regjistruara si subjekt zgjedhor dhe qe ne zgjedhjet pararendese per Kuvendin kane marre jo me pak se 2 vende ne Kuvend ne raport me votat e marra prej tyre ne shkalle kombetare sipas vendimit te KQZ-se per shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve pararendese.


Kthimi i fondeve


Kodi percakton qarte se forcat politike qe kane perfituar fonde publike dhe qe nuk fitojne asnje mandat nga zgjedhjet e radhes duhet te kthejne shumen perkatese te perfituar. Kthimi i fondeve behet jo me vone se 30 dite pas shpalljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve. Ne rast te mospermbushjes se ketij detyrimi pa shkaqe te perligjura KQZ-ja i kerkon Ministrit te Financave qe te urdheroje Zyren e Thesarit qe keto shuma ti mbaje nga fondet e tjera buxhetore qe perfitojne keto parti dhe ti kaloje ato ne buxhetin e KQZ-se.


Partia e cila nuk kthen fondet perkatese humbet te drejten e financimeve te tjera nga fondet publike per nje periudhe kohe jo me pak se 5 vjet si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor ne zgjedhjet e radhes pavaresisht llojit te tyre as vetem dhe as si pjesetare e ndonje koalicioni.


Fondet e kthyera u rishperndahen partive politike te cilat kane marre vende ne Kuvend. Shperndarja behet ne perqindje te njejte me perqindjen e vendeve te fituara ne zgjedhjet e radhes. Vendimi merret nga KQZ-ja jo me vone se 30 dite pas shpalljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve.


Djegia e fleteve


Pastrimi i kutive ku ruhen fletet dhe materialet e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 do te ule koston e zgjedhjeve qe nevojiten per zgjedhjet lokale. Edhe pse kryeministri Berisha pati premtuar blerjen e kutive te reja duke garantuar opoziten per ruajtjen e fleteve dhe te materialeve zgjedhore qe ndodhen ne kutite e votimit me date 29 dhjetor KQZ miratoi vendimin per djegien e fleteve te votimit. Sipas administrates se KQZ-se e cila pergatiti edhe relacionin thuhet se djegia e fleteve te votimit dhe klasifikimi i materialeve zgjedhore lidh nevojen per perdorimin e kutive per zgjedhjet vendore te 8 majit. Ne projektin qe ka hartuar KQZ djegia e fleteve do te zgjase rreth tre muaj duke filluar nga data 7 janar dhe do te perfundoje me 14 mars.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›