E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza dhe pasojat ne 2010-n

Kriza politike e trashëguar nga vjeshta e vitit 2009, vetëm u përcoll përmes spirales pa fund te debateve dhe akuzave gjate 2010, për t'ia lënë mundësinë e zgjidhjes vitit te ardhshëm. Problemi real dhe i ndjeshëm i kësaj krize ishte padyshim refuzimi i statusit kandidat për ne BE. Duke u munduar te zbërthejë efektet qe prodhoi skena politike ne vitin qe lame pas, publicisti Eduard Zaloshnja mendon se fituese e kësaj beteje ishte mazhoranca qe arriti te bllokonte transparencën e zgjedhjeve. Por botuesi Mero Baze thotë se ne këtë beteje mes palëve ka vetëm një humbës te madh, e ai është populli shqiptar. Edhe për shkak te afërsisë kohore te 2 vendimeve marre ne Bruksel, lëvizja pa viza ishte një zhvillim pozitiv por i zbehur nga refuzimi i statusit kandidat. Analistet baze dhe Zaloshnja kane te njëjtin perceptim për forcimin e kulturës se pandeshkueshmerise ne vend. Përmbytjet alarmante te zonës se nenshkodres ne nisje dhe ne mbyllje te vitit 2010 ku përgjegjësia direkte bie mbi qeverinë, sipas zotit Baze, e kane kthyer Berishën ne një kurthngrites politik për opozitën.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›