E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Çdo studim për zhvillimin e bizneseve

Në mbledhjen e parë, bordi me propozim të ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta emëroi znj. Eneida Guria, Drejtore Ekzekutive të kësaj Agjencie, e cila më parë ka ushtruar funksionin e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Licencimeve.

Gjatë mbledhjes u prezantua edhe Statuti i Agjencisë dhe Struktura. Duke e nisur fjalën me urimin për një vit sa më të mbarë të gjithë biznesmenëve shqiptarë, ekipeve të tyres dhe punonjësve, të cilët me iniciativën e tyre të lirë janë sot  gjeneratori kryesor  i zhvillimit ne vend, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që me këtë mbledhje të parë institucionalizohet Agjencia Shqiptare për Investime dhe Zhvillim, e cila është ndërtuar mbi bazën e një nga modeleve më të suksesshme që është njohur në Evropë dhe në botë.

Duke përmendur zhvillimet pozitive të ekonomisë shqiptare, Berisha theksoi se kjo Agjenci nuk merr pushtetin e agjencive të tjera, por ajo e ka fuqinë ekzekutive të bazuar në një ligj. “AIDA”, u shpreh kryeministri, duhet të bëjë çdo gjë për të pasur, zbatuar dhe shndërruar në realitet një vizion më të qartë për zhvillimin e vendit, zhvillim i  cili i ka jetike investimet në ekonominë shqiptare.

Kryeministri theksoi gjithashtu se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të shqyrtohen aspektet burokratike, në mënyrë që të përmirësohet dhe më tej kuadri ligjor si dhe të aplikohen me guxim, të gjitha praktikat që kanë bërë sukses dhe që kanë shkëlqyer nga suksesi në Evropë dhe Botë.

“Të bëjnë studime dhe të përcaktojnë të gjitha ndërhyrjet  favorizuese, lehtësuese që qeveria duhet të ndërmarrë. Të gjitha stimujt  dhe inkurajimet që qeveria duhet tu bëjë sektorëve në përputhje me tregun dhe kërkesat e tij. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, që ne të marrim dhe të shqyrtojmë çdo lloj aspekti burokratik, në mënyrë që të përmirësojmë dhe më tej kuadrin ligjor të aplikojmë me guximin, të gjitha praktikat që kanë bërë sukses, që kanë shkëlqyer nga suksesi në Europë dhe Botë. Në shumë aspekte ne kemi praktika unike, por ka dhe mjaft aspekte të tjera, në të cilat ne duhet të përqendrohemi", ka deklaruar kryeministri./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-04 08:51
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›