KE: Anëtarësimi pezull pa zgjidhur krizën

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Patrizio Fiorilli, që foli në emër të kabinetit të komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, tha se procesi i integrimit vazhdon të mbetet i ndërprerë mes Tiranës dhe Brukselit.
”Për në ky është një lajm i keq sepse siç e dini procesi i aderimit në Bashkimin Evropian është i ndërprerë për mungesë të marrëveshjes. Sigurisht që do të ketë përpjekje të tjera, por ky rast nuk u shfrytëzua në mënyrë që në parlament të punohet së bashku. Kështu procesi i integrimit mbetet i ndërprerë. Do të ketë, besoj, raste të tjera në të ardhmen, por pa hyrë në detajet e politikës së brendshme shqiptare sepse Komisioni Evropian nuk ndërhyn asnjëherë në politikën e brendshme, duhet të jemi të përgjegjshëm për këtë dështim. Mungesa e marrëveshjes vonon integrimin. Ky është një rast i humbur” tha Fiorilli për tv Alsat.
Më 9 nëntor të vitit të shkuar, Komisioni Evropian refuzoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë për shkak të mos plotësimit të kritereve politike. Vendimi erdhi vetëm një ditë pasi ishte marrë një tjetër vendim për liberalizimin e vizave.
Edhe pos kësaj, në Tiranë, situata politike nuk ka marrë ndonjë drejtim, ndërkohë që opozita nuk jep votat e saj për të miratuar shumë ligje të rëndësishme.
2011-01-04 08:38
[