Sa i ndihmon gjoksi gratë për të ecur në jetë
Share
Të ekspozosh gjoksin me një dekolte të ndihmon shumë në jetë. Një studim i fundit i kompanisë së veshjeve të brendshme Wonderbra, realizuar në Britani, ka arritur në përfundimin se shumica e grave pëlqejnë të ekspozojnë gjoksin pasi kështu kanë përfitime.
Dy të tretat e grave thanë se e ekspozojnë gjoksin pasi kjo i bën ato të ndjehen më seksi dhe me më vetëbesim.
50 përqind thanë se e ekspozojnë gjoksin në bar për të marrë një shërbim të shpejtë. 28 përqind thonë se ekspozojnë gjoksin në takimin e parë. 16 përqind thonë se e përdorin asetin e tyre për të shmangur radhët. 14 përqind thonë se veshin dekolte në punë për të përparuar në karrierë. 8 përqind thonë se gjoksi i ndihmon për të shmangur gjobat e parkimit.