E lidh të birin me zinxhir në një shtyllë si ndëshkim
Share
Një baba i zemëruar në Kamboxhia e ka ndëshkuar djalin e tij duke e lidhur me zinxhirë në një shtyllë elektrike. Shkak për këtë ndëshkim u bë fakti se djali kishte lënë shkollën për të luajtur me video- lojëra.
40 vjeçari Sok Thoeun e pikasi të birin në një internet kafe duke luajtur online në vend që të ishte në mësim. Ai u tërbua aq shumë sa vendosi ti japë djalit një mësim që ta mbante mend duke e poshtëruar atë publikisht.
Policia mbërriti pas dy orësh dhe arriti të heqë zinxhirin nga qafa e djalit. Babai është shpallur në kërkim. Ai është në arrati.
