E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bleona lë SHBA-të për Berishën

Bleona Qereti, e cila ka kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku së shpejti do të publikojë albumin e parë për tregun amerikan, i është rikthyer atdheut.

E njohur si përkrahëse e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ajo ka kaluar rrugë të gjatë për të qenë në festimet e Partisë Demokratike, me rastin e 22 marsit, që njihet si Dita e parë e Demokracisë në Shqipëri.
Ajo performoi në sheshin Nëna Terezë në Tiranë, para turmës që përbëhej nga mijëra simpatizantë të PD-së, ndërsa në rrjete sociale ka shkruar " E dua Dr. Berishën" (I Love Dr. Berisha).

Data 22 mars, njihet si dita kur me votën e lirë u arrit ndryshim i madh në historinë kombëtare, kur në Shqipëri ra dikatatura komuniste dhe filloi sistemi demokratik.

Këngëtarja do të kthehet në SHBA për festën vjetore "White Party 2013", ku më 30 mars pritet të sjellë si premierë këngën debutuese për SHBA. 
Bleona do të performojë krahas Carmen Electra, Ana Matronic nga "Scissor Sisters" dhe Alexis Jordan,  që bëjnë pjesë në listën performuesëve në White Party, që do të mbahet nga 29 marsi deri më 1 prill në Palm Springs, në Kaliforni.

“White Party” është emërtim i një sërë organizimesh vjetore, dedikuar komunitetit LGBT. Emri vjen nga kodi I veshjes me ngjyrë të bardhë. Mbahen në vende të ndryshme të SHBA-ve, si ngjarje të ndara dhe kanë për qëllim mbledhjen e fondeve për luftimin e HIV/AIDS. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›