E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa më shumë akuzojnë Berishën për faje, aq më shumë bën vetë PS-ja, dhe qëndron në opozitë!!

Nga Besi BEKTESHI
Nuk ka ditë që mos të bëjë të mendosh në se ka, apo nuk ka faje, jo vetëm për sistemin apo kodin, por edhe sjelljen e partive kryesore në lojën e madhe të demokracisë që janë zgjedhjet në Shqipëri. I vetmi moment ku mund të ketë demokraci disi të kulluar në këtë vend, është dita e zgjedhjeve, sepse kolonat e demokracisë në Shqipëri siç janë pushtetet e ndara, janë vetëm ngjashmëri me demokracinë, sepse janë shumë larg saj ose më mirë janë satelitë që kanë orbitat shumë të largëta. Nga Berisha dje morën vesh pak as shumë se kishte parashikuar shumë dhe se kishte bërë shumë punë së bashku me Ramën, por që pushtetin tani e ka me Metën! Natyrisht që transformimi politik  dhe fantastik i Berishës ka të bëjë me cilësitë që të jep pushteti kur ai gëzohet për një kohë të gjatë. Në këto zgjedhje, shumica e atyre që kanë votuar janë pensionistët, të pa punët, pastaj vijnë buxhetorët dhe në fund krejt, ato që janë me biznese si të vogla të mesme dhe të mëdha. Po ti heqësh emigrantët që janë mbi 400.000 me të drejtë vote dhe disa të tjerë pa të drejtë karte, atëherë del si konkluzion se kanë votuar kryesisht të varfrit.
Po të varfrit, dhe kjo është një nga apoteozat e sotme..!! Jo se kanë votuar, por për kë kanë votuar..!! Të gjithë të varfrit e Shqipërisë (shumica) votojnë për PD-në dhe Berishën që mbahen si të djathtët e Shqipërisë. Në një moment kur shtrohen rrugë dhe bëhen investimet më të mëdha. Në një moment kur të gjithë të mirat materiale që ky popull prodhon, shkojnë për rrugë dhe hekura e betone..!! Jo për mirëqenie..!! As për shkollim dhe as për shëndetësi dhe për realitet shoqëror më të mirë në shtëpitë tona dhe kuletat tona..!!
Është një çudi, por që ka shpjegim të qartë
Sot nga e majta e socialistëve, fajet i hidhen Berishës dhe tani edhe Metës. Nejse... aty në fakt presupozohet të hidhet faji...!! Por nuk është shumë e vërtetë...biles nuk është aspak e vërtetë. Si në të gjithë Europën edhe në Shqipëri, e majta dhe sidomos PS-ja, është në krizë identiteti. PS-ja e Ramës ka së paku katër-pesë biznesmenë të lartë që e përfaqësojnë dhe e mbështesin politikisht. Ka disa media të fuqishme ekonomikisht dhe potencialisht që e mbështesin. Ka mundësi të mëdha Rama në liritë vendimmarrëse kundrejt bizneseve në qendrën e Shqipërisë që është Tirana. Ka lidhje të jashtëzakonshme të organizmave potencialisht të lartë edhe në ndikim shoqëror dhe financiar nga jashtë shumësoros-llatës që kanë ndikuar dhe mundohen të ndikojnë ashpërsisht. Deri këtu nuk kuptohet si mund të jetë përfaqësuese e së majtës PS-ja, duke kuptuar edhe shtresën e lartë të liderëve të vjetër në PS, që tashmë jo vetëm që kanë asete të kësaj partie, por edhe lidhje të forta pasurie në ndërtim dhe të tjera organizma financiarë..! Për dreq... kanë harruar edhe zhargonin e majtë apo të social demokracisë në përgjithësi. Si e kanë harruar?? Po nuk dëgjohet njëri të flasë për aspektin social dhe bashkues në të majtën shqiptare. Kanë harruar se fukarenjtë nuk hanë pallavra dhe slogane, por ushqim dhe duan të jenë të sigurtë. Kanë harruar se nuk ka revolucionarë që të djegin vendin, por edhe  veten, bie fjala për mandatin e PS-së në Fier..!! Fajet i ka Berisha për shumë gjëra, por nuk ka faj pse PS-ja nuk është një parti si në bazë dhe sidomos lidership, e majtë. Që nuk është një matriçe e fuqishme e popullit të majtë shqiptar, për të nxjerrë në votime edhe shtresa të tjera të shoqërisë, por sidomos për të bindur pensionistët dhe të papunët për të votuar për të. Në shumicë... dhe që patjetër të arrijnë përmbysjen e madhe.
Sepse kanë lejuar që Berisha të shtojnë vazhdimisht pensionet dhe rrogat në mënyrë gjysmë të sinqertë dhe gjysmë groteske për fushatë, apo edhe manovra me taksat, dhe PS-ja nuk ka pasur edhe ditën e fundit, një program për të paraqitur me të vërtetë shtetin social dhe mbrojtës-sigurues, por edhe gjenerues pune përballë pikërisht shtresave në nevojë. Vetëm fjalë boshe çfarë Berisha ka bërë gabim. Por asnjë program të sintetizuar qeverisës. PS-ja e është e mbushur me faje të saja në aspektin strukturor në të majtën shqiptare. Ndryshimi i saj në variantin Rama ka dështuar, sepse ishte një bast fitorje dhe jo një program social demokrat që të sjell fitore. Ndryshe do të fitonte me shumë vota përballë Berishës. Sa do që ai, mund të mbante dy apo tre mandate. PS-së nuk i ka shumë faje as Berisha dhe as Meta. Asaj i ka faj dalja nga korsia e majtë drejt qendrës dhe krahut të djathtë, por sidomos mos përfillja e koncepteve solidaritet dhe kohezion i majtë europiano perëndimorë. Sot në botë po dëgjohet momenti aspekt shoqëror dhe mbrojtës i mentalitetit të një socialdemokracie siguruese, po dëgjohet momenti reflektues i një kapitalizmi dikur pa kontroll, që ka nevojë për amortizatorë të fuqishëm politiko-socialë dhe të konceptit të majtë. Ku duken këto në PS-në e Shqipërisë.
Nuk është problemi në komunistizimin e të majtës, por në çfashistizimin e saj, i cili duket pak në qëndrimin mbi punën, pronën dhe liritë e njeriut. Mbi zbatimin e demokracisë dhe aspekteve në gjyqësor dhe kolonat e shtetit. Në demokracinë e brendshme në PS që është edhe guri i themelit për krijimin e të majtës së madhe shqiptare. E që Rama nuk e ka krijuar dhe as që ka ndërmend ta vendosë në këtë parti.
Në pasthirrmat për ndryshimin radikal, i cili është një model i vjetër i përdorur në kohë të re. Në mos pasjen parasysh të trashëgimive si në rastin e keq të tyre për ti ndrequr dhe në rastin e mirë, për të sipërkaluar në numra elektoral Berishën. Në bashkimin e ngjizjen e të resë aspak socialiste, me një lidership që thotë se është socialist dhe që bazën e ka në origjinën komuniste. Mund të thuash sa të duash se fajet i ka Berisha dhe tashmë edhe Meta..!!? Por, nuk ka asnjë shans për tu ndrequr gjë, kur nuk kupton apo  nuk do të kuptosh se fajet i ke në mënyrë të mirëfilltë vetëm ti, që nuk shikon njëherë të vetme që je vetëm ti dhe askush tjetër, i ngjashëm me ty rreth teje..! Nuk ka mundësi që të jesh ti i konceptueshëm si i majtë, kur Berisha luan me këtë kartë shumë më shpejt dhe më mirë se sa ai, që e ka për detyrim dhe program për të luajtur. Po të ishte PS-ja një e majtë e madhe dhe që kishte transmetuar se duhet ndryshimi i madh në të majtë, patjetër që koalicioni i majtë dhe të gjitha forcat do të kishin shumë, shumë më tepër përqindje se sa Berisha. Patjetër që do të kishte më shumë dhe nuk do të kishte forcë komisionere dhe KQZ-ra që do të luanin rezultatin. Le që kush ka mundur ti bjerë në qafë PS-së me forca të barabarta në fushë me PD-në!!? Që Rama përgatiti vetë...! Në këtë mënyrë është një pjesë e lektoratit që te Berisha shikon edhe të majtën dhe të djathtën dhe ajo që dëshiron Rama, ndodh të Berisha i cili tashmë është gjithëpërfshirës edhe në pushtet ku shikon përtej të majtës dhe të djathtës, duke i pasur të dyja brenda. E fundit jo socialiste në Partinë Socialiste..! Bastet një forcë e majtë, nuk i vendos si individ, por si grupim politik. Fryma e partisë dhe shtresës së madhe shoqërore, e transformon një forcë të madhe opozitare, në një forcë të fuqishme në pushtet, për të bërë pastaj transformimin e vërtetë. Partia Socialiste ka akoma asete të ndryshme dhe shumica e këtyre aseteve janë në elektorat dhe një pjesë në individë të ndryshëm në parti dhe jashtë saj. Kurse PD-ja kryesisht në bursë luan me asetet e Berishës. Këtu është edhe gabimi i Ramës..! Që nuk besoj, se e ka marrë vesh.

Last Updated on Saturday, 11 July 2009 16:33

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›