E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi Çmimin e Lirisë së Fjalës dhe të Drejtës për të Mbetur

Nga Faruk MYRTAJ
(Me shkas nga shkrimi Urrejtja e Paguar i z. Minella Aleksi)
Kam prirjen ta besoj se është një debat i përjetshëm, njerëzor. Të respektosh një shkrimtar prej kohësh të konfirmuar në arenën botërore, është fare e thjeshtë. Madje duket si ngutje e bezdisshme (edhe për vetë Ismail Kadarenë) një rendje e pafrymë për Çmimin Nobel. Ky nxitim, kjo maratonë që mbase ska fund të lumtur për një radhë shkrimtare të përmasave të tilla, vazhdon edhe pasi Kadare merr një çmim krejt të veçantë si ai Man Booker International Prize dhe tashmë një tjetër jo të zakonshëm si ai Princi i Asturias për Letërsinë. Duhet qetësuar në këtë këndvështrim: fakti që Ismail Kadare është midis mëtuesve të Nobelit prej kohësh, provon që ai ndjehet që është midis fituesve apo atyre që do ta fitojnë këtë çmim. Por nuk ndryshon aspak vlerën apo vlerësimin e tij, edhe nëse do të mbetet midis shkrimtarëve të afirmuar botërorë që qoftë edhe rastësisht nuk do të provojnë të shpallen fitues të këtij çmimi. Në këtë qetësi vlerësimi, nuk prish asnjë punë që ndokush përmend se përpara Kadaresë është dërguar edhe emri i Fishtës pranë Akademisë Suedeze të Nobelit, apo që ndokush tjetër, prej shkrimtarëve që po shfaqen apo madhohen përditë në letrat shqipe, mund të jetë ai në garë për këtë çmim. Natyrisht secili prej gardistëve të ardhshëm në arenën ndërkombëtare do të përfitojë nga emri dhe fama e Kadaresë që, për shkak të rrethanave ideologjike ku u ndodh, nuk e përdori dot si kapital investues emrin e Konicës apo të Fishtës (që njëherësh me të qenin tradicional dhe bard popullor në dheun e vet, ishte jo pak i njohur përtej kufirit verior të shqiptarëve). Të përmendësh emrin e Kadaresë në mjediset krijuese perëndimore është një lloj paraqitje prej së cilës i ikën anonimatit si komb, dhe këtë duhet ta pranojmë me kënaqësi. Të mezipresësh në çdo vjeshtë të dytë që Kadare mund të jetë fituesi i Nobelit, është fare normale dhe padyshim njerëzore. Të mos e shprehësh gëzimin e listave apo gazetave për një mundësi ardhje reale Nobeli në Tiranë, natyrisht është vogëlsi, errësim arsyeje, mund të ketë edhe egoizëm në këtë mes (dhe deri këtu janë të gjitha njerëzore dhe të rëndomta në mjedis krijuesish), se veç krijues të spikatur apo jo, për shkak të talentit por edhe të rrethanave, individët janë njerëz, me gjykimet dhe paragjykimet e tyre. Kam prirjen të mos nxitoj ti quaj të shitur, apo antikombëtare apo armiq të shqiptarëve këta individë. Shprehem kështu se jetët njerëzore nën komunizëm kanë qenë të ndryshme, fatet e krijuesve kanë qenë shpesh diametralisht të kundërta, dhe ndokujt që vuante burgjeve apo humbiste të drejtat elementare njerëzore kur tjetërkush se paku nuk pengohej (në mos privilegjohej), nuk kemi të drejtë ti kërkojmë të ndjejë e të mendojë si ne të tjerët që me demek kemi qenë zyrtarisht të lirë! Mjaft të lexosh librin e At Zef Pllumit dhe jo vetëm që ia vlen të biesh dakord me të, por edhe ta respektosh mendimin ndryshe të dikujt që ka jetuar me dinjitet atë kohë, kur të shumtët ulën kokën, mbyllen njërin sy apo njërin vesh Të nisësh letra për ta penguar Kadarenë apo Fishtën apo ndonjë emër tjetër të nesërm të letrave, natyrisht është gjë e rëndë, aspak e justifikueshme, provë që sytë të janë errur dhe, mos o Zot, nëse je paguar për këtë, apo nëse je paguar bie fjala që të nxjerrësh se Skenderbeu(!), vetëm në këtë rast do të të mundojë turpi përballë bashkëkombësve të tu. Në këtë kahje, do të duhej të mateshin mirë madje edhe ata individë prej më të privuarve nën komunizëm... Po ashtu, të akuzosh gjithkënd për antikombëtar, vetëm e vetëm se mendon ndryshe, qoftë edhe me pa të drejtë. Një poet shumë i mirë në Tiranë shprehej vite më parë, në tavolinat e Kafes Pas Pallatit të Kulturës se kur është fjala për letërsi, unë nuk kam pse mendoj nëse e fiton shqiptari im, apo shkrimtari i kombit tjetër. Sepse mua më duhet libri si qytetar i botës, pra edhe i Shqipërisë sonë, mua më duhet libri si kontribut për paqen, kulturën dhe fisnikërinë e njeriut kudo ku është: ai le ta fitojë Nobelin, dhe unë për të duartrokas. Këtë zë nuk ke asnjë shkak ta kundërshtosh, edhe pse nuk ndjehemi mirë në sedrën tonë kombëtariste, mbase do shprehej ndokush tjetër! Por edhe nëse shprehesh ndryshe (i kemi dy gjysma nobelistësh, atë të Viagrës dhe Terezën, së paku me origjinë shqiptare, përse të mos e dëshirojmë edhe një Nobel të plotë, në letërsi tani, qartazi një autor shqiptar?) mendoj se je në rregull personalisht dhe publikisht. Ideja e pavarësisë së gjykimit të letërsisë prej kombësisë duket se ngre krye përballë atyre debatuesve, ndonjëherë pasionantë, që ngulin këmbë se ne duhet të shohim virtytin e librave, jo veset e autorit. Na duhet të vazhdojmë të mbetemi në të njëjtën logjikë pas kësaj: Të duhet libri, dhe jo qëndrimi i autorit? Atëherë le ta fitojë Kundera Nobelin! Përse nervozohesh kur nuk e fiton shqipua ynë?! Aq më shumë kur është fjala për qëndrime ndaj fateve të një populli të privuar, të izoluar, të ndëshkuar totalisht, gjer në atë farë feje kur duhej ti besoje dhe ta kishe mirë me Sekretarin e Parë, jo me Zotin, gjer atje sa thuhej se vetëm zogjtë mund ta kalonin kufirin, gjer atje saDhe në këto realitete që tashmë i pranojmë dhe i artikulojmë të gjithë, jo të gjithë kemi qenë njëlloj. Ndaj dhe prononcimet në lidhje me tema të tilla, janë po aq të ndryshme, sa llojet e jetëve që kemi bërë. Kjo shërben vetëm për njohje të njëri tjetrit, për kujtesë të fateve ndryshe që kemi pasur, më shumë se për të përcaktuar fatin e shkrimtarit apo të veprës së tij. Ngaqë besoj se është kështu, ndjehem ngushtë kur përflitet emri dhe dinjiteti i Petraq Kolevicës. Mbase nuk janë të shumtë ata që e kanë lexuar apo që e çmojnë krijimtarinë e tij; Ka jo pak njerëz që e njohin dhe e thërrasin profesor Kolevica, por ka edhe më shumë që e duan dhe e nderojnë si njeri me kurajo e deri në një të ndershëm. Në të gjithë kohët ka qenë i tillë Kolevica. Më duhet ta sjell në kujtesë faktin që, meqë punoja për faqen kulturore te gazeta Albania dhe meqë njiheshim sado pak, Kolevica më nderoi duke ma sjellë edhe mua librin me citime nga deklarimet apo krijimtaria e Ismail Kadaresë. Ma dhuroi, duke më thënë shprehimisht: E di që për ca gjëra ne mendojmë ndryshe, por prandaj kam dëshirë të ma shikosh librin, për të marrë vesh se si e shoh dhe se si e dua unë Kadarenë! Sinqerisht, e kam njoftuar librin e tij në gazetë me një shënim korrekt, por pa dëshirën për ta bërtitur. Edhe pse të gjitha ato që përfshiheshin në të ishin reale, të vërteta; edhe pse asnjëra prej tyre nuk ribotohet më në serialet e zgjedhura të shkrimtarit Ismail Kadare (në të drejtën e tij, edhe ky, për ta riparë dhe ridimensionuar veprën e qëndrimin e tij). Por, nëse kritika e Kolevicës përkon me (le të themi) autokritikën e Ismail Kadaresë (që me shumë të drejtë nuk e riboton bie fjala Shqiponjat fluturojnë lart), pra nëse rezulton se Kolevica e do Kadarenë pa haraçin që shkrimtari i pagoi diktaturës, a duhet ta përçmojmë, ta ndëshkojmë, ta anatemojmë Kolevicën për këtë gjë?! A nuk ka të drejtë diçka më shumë se ne të tjerët, kur ai ofron shembuj të tjerë bashkëkohësish që kanë guxuar, madje kur edhe vetë Kolevica ka demonstruar dinjitet të tillë? Kam shkruar e botuar një libër-esse, shtatë-tetë vite më parë, titulluar Markezë shqiptare në të cilin kam debatuar me Lubonjën dhe Klosin (ngaqë më dukej se ata dhimbeshin më shumë në emër të nostalgjikëve që e kishin dashur Ismail Kadarenë si shkrimtar të partisë së tyre, si Njëshin e Realizmit Socialist dhe tani që ai po i ikte vetes së shtirur, tani që po zbulonte veten e lirë, ata i ktheheshin kundër... Njeriut i ndodh të gabojë papushim, për shkak të një mijë arsyeve, por merr informacion tjetër, kujtohet që ka dy sy, dy veshë dhe vetëm një gojë, dhe bëhet sa më realist, sa më i vërtetë me veten dhe sa më i drejtë me të tjerët. Në mjediset ku i ndodh të jetojë, njeriut i ndodh të hyjë në miqësi dhe në afera me shumëkënd. Midis tyre ka interesa të rastit, qëndrime të rastit, të imponuara, por gjithsesi, nëse ngjitesh duke harruar jetët njerëzore të ngjashme, nëse mohon atë që ke folur privatisht me

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›