E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa të rëndësishëm janë miqtë në adoleshencë?

TIRANE-Çdo mik paraqet një botë para nesh. Edhe pse disa të vetmuar janë të kënaqur pa praninë e tyre, shumë nga ne varen fuqimisht nga shoqëria e miqve të vërtetë. Përfshirja në grupe shoqërore dhe në miqësi të forta mbart avantazhe të shumta për adoleshentët, duke përfshirë mbrojtjen nga efektet dëmtuese që sjell refuzimi nga bashkëmoshatarët e tyre. Megjithatë, shumë pak dihet rreth mekanizmave nëpërmjet të cilave miqësitë mund të ofrojnë rolin e tyre mbrojtës në këtë moshë, apo dobinë e këtyre miqësive, meqenëse adoleshentët kalojnë në një moshë të rritur adulte.

Gjatë kësaj moshe, marrëdhëniet e adoleshentëve marrin rëndësi gjithnjë e më të madhe dhe fillojnë të luajnë një rol qendror në jetën sociale të tyre. Në këtë moshë, ka një rritje dramatike në sasinë e kohës që adoleshentët kalojnë me moshatarët e tyre dhe më shumë kohë shpenzohet me shokët se sa në angazhime në ndonjë aktivitet tjetër joshkollor (p.sh. studimi, punë, aktivitete ekstra-kurrikulare) Për fat të keq, sa më shumë kohë të kalohet në grupin shoqëror, refuzimi i bashkëmoshatarëve fillon të bëhet gjithnjë e më i përhapur dhe jep një sërë pasojash negative, duke përfshirë komprometimin e rezultateve mendore, fizike dhe shëndetësore që vazhdojnë përgjatë zhvillimit. Si rezultat, përfshirja e adoleshentëve në grupe shoqërore mund të paraqesë sfida sociale dhe emocionale për të rinjtë. Por për fat të mirë, adoleshentët kanë përfitime të shumta nga këto orë shtesë të shpenzuara me bashkëmoshatarët, duke përfshirë këshilla, shoqëri dhe respekt. Kështu, ata fillojnë bëhen të varur nga miqtë e tyre si një burim parësor të mbështetjes sociale, ndërkohë që prindërit mund të mos e mirëpresin këtë ndryshim.

KËSHILLA
Nëse kërkoni të keni një shok apo mik të vërtetë, kërkoni këto aftësi:
1. A e kuptojnë ata kur ju nuk jeni në kërkim të këshillave? A mundet një mik i juaj të kuptojë kur ju nuk doni ndihmë në zgjidhjen e problemeve dhe të ofrojë mbështetje, duke pranuar ndjenjat tuaja?
2. A iniciojnë ata aktivitete? Një nga mënyrat që ne të përfitojmë nga marrëdhëniet miqësore është se këto marrëdhënie zgjerojnë interesat tona. Disa njerëz janë të tmerrshëm në planifikimin dhe inicimin e aktiviteteve - ata do të thonë ‘po’ kur ju i ftoni të bëjnë diçka, por nuk janë në gjendje të planifikojnë gjërat vetë.
3. A shmangin ata “Ju keni një dhimbje koke”. Kur ndodh diçka, ata ju lejojnë të qëndroni me veten në raste të tilla apo gjithmonë përpiqen t’ju qëndrojnë afër?
4. A ju ndihmojnë ata ta shikoni veten pozitivisht? A ju ndihmojnë ata të kuptoni se keni cilësi pozitive për të cilat keni pasiguri? p.sh., ata t’ju ndihmojnë të kuptoni se ju jeni më i këndshëm se sa mendoni?
5. A i ruajnë ata sekretet tuaja? Kur ju i kërkoni një mikut tuaj për të mbajtur diçka konfidenciale, ai e respekton këtë gjë apo llomotit gjithandej duke ua thënë shokëve të tjerë?
6. A e tregojnë vendin, kur janë duke shkuar për diku? Kur ju bëni plane, a ju ndjek nga pas shoku juaj? Po në rastet kur i keni lënë planet në minutën e fundit?
7. Ata mund të thonë gjëra të vështira me takt? Në qoftë se është e nevojshme të shtjellohet një temë e ndjeshme apo t’ju japë disa reagime të ndershme, a e bëjnë ata këtë gjë me takt?
8. A kujtohen kur ju keni diçka të rëndësishme? Për shembull, ju shkon ndërmend që keni pasur një audicion sot dhe ju telefonojnë ose dërgojnë e-mail për t’ju pyetur se si shkoi?
9. A tregojnë ata interes për ju, edhe kur kanë probleme me jetën e tyre? Për shembull, në qoftë se ata janë duke planifikuar martesën e tyre ose të kenë zënë një të dashur të ri, tregojnë ende një interesim në gjërat që ndodhin në jetën tuaj?
10. Ata mund t’ju bëjnë për të qeshur? A janë në gjendje për të injektuar një ndjenjë kënaqësie në situata të ndryshme?
Mbështetja sociale nga miqtë e tyre mbart një mori të përfitimeve afatshkurtra dhe afatgjata, që mund të ndihmojnë të rinjtë të shmangin kërcënimin që sjell refuzimi i bashkëmoshatarëve gjatë adoleshencës. Të pasurit e një miqësie me cilësi të lartë dhe një numri të madh të miqve zvogëlon gjasat e refuzimit të shoqërisë që mund të krijoni në të ardhmen. Refuzimi i bashkëmoshatarëve sjell më pak rezultate negative të shëndetit mendor në mesin e adoleshentëve që kanë përkra-hje më të madhe sociale dhe në mesin e atyre, të cilët kanë miqësi të ngushta. Kështu, marrëdhëniet e ngushta me bashkëmoshatarët ofrojnë një mbështetje pa kursim për adoleshentët, madje edhe duke marrë përsipër riskun e rritjes së refuzimit nga shokët e tyre.

(d.b/SuplementiGjimnazistet/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›