E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa votues do të zgjedhin 123 deputetët e ardhshëm?

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 20:10

123 deputetët e Parlamentit të Maqedonisë do të zgjidhen nga 1.821.122 qytetarë me të drejtë vote në Maqedoni dhe 7.258 votues në diasporë, të cilët do të zgjedhin 3 deputetët e diasporës.

Nga votimet e 5 qershorit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, deputetët do të zgjidhen në 6 njësi zgjedhore brenda vendit, dhe në tre njësitë shtesë në diasporë: Zona 7 Evropë dhe Afrikë, zonën 8 Amerikë dhe Kanada si dhe zonën 9 Australi dhe Azi.

Sipas të dhënave të zyrtarizuara në listat e votimit të miratuar nga KSHZ-ja, të drejtën e votës në zonën 1 zgjedhore e kanë 302.864 votues, në zonën 2 janë 312.720 votues, në zonën 3 janë 291.140 votues, në zonën 4 janë 292.596 votues, në zonën 5 janë 303.686 votues dhe në zonën 6 janë 318.116 votues.

Nga listat në diasporë janë konfirmuar dhe zyrtarizuar 7.258 prej të cilëve 4653 në Evropë dhe Afrikë, 1832 në SHBA dhe Kanada, si dhe 773 në Australi dhe Azi. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›