E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari me 227km/h në Belgjikë, policia ia merr veturën dhe patentën

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 22:08

Policia e Autostradës në Belgjikë ka ndaluar një Shtetas nga Shqipëria i cili ishte duke ngasur veturën e tij me një shpejtësi tejet të tepruar gjatë ngasjes ne Autostraden A4.

Shpejtësia e regjistruar nga kamerat e policisë arrinte nga 200 deri në 250 për 23 km e regjistruara. Duke kalkuluar shpejtësinë e përgjithshme policia nxori shpejtësinë mesatare prej 227km/h.

Policia ka konfiskuar patentë shoferin e tij si dhe veturën.

Poa shtu në Antwerpen një shtetas nga Shqipëria është kapur me 127 km/h në qytet ku shpejtësia e lejuar ishte 70 km/h. Edhe atij iu është marrë patentë shoferi.

Kundër të dyve është ngritur aktakuzë para gjykatës, njoftojnë mediat lokale. /comeze/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›