Vdes kampioni olimpik i maratonës, Wanjiru

Kampioni olimpik i maratonës, keniani Samuel Wanjiru ka vdekur të dielën pasi kërceu nga ballkoni i katit të parë të shtëpisë së tij në Rift Valley. Shefi i policisë rajonale, Jaspher Ombati tha se Wanjiru, 24 vjeç, kishte pësuar lëndime të brendshme pas rrëzimit dhe u konstatua i vdekur nga mjekët në një spital të afërt.
“Mund të konfirmoj se Wanjiru ka vdekur. Ende nuk është e qartë nëse ishte vetëvrasje apo kërceu nga hidhërimi, ose cilido që ishte shkaktari i rrëzimit të tij”, tha Ombati. “Ai kërceu nga kati i parë i ballkonit dhe i rridhte gjak nga hunda e goja, andaj mund të ketë pësuar lëndime të brendshme”, shtoi shefi i policisë.
“Vdekja e Wanjirus nuk është vetëm humbje për familjen e tij, por edhe për mbarë Keninë dhe botën e atletikës”, tha kryeministri Raila Odinga në një komunikatë.
Ndërsa Ombati tha se policia është duke hetuar motivet e vdekjes së Wanjirut, keniani i parë që kishte fituar medaljen e artë olimpike në Pekin më 2008 dhe ish fitues i maratonës së Chicagos dhe Londrës.
Ombati tha se dyshohet se gruaja e Wanjirus, Triza Njeri, ishte kthyer në shtëpi dhe gjeti vrapuesin në shtrap me një tjetër femër, ndërsa i mbylli ata në dhomë dhe doli jashtë. Wanjiru më pas kërceu nga ballkoni.