E Diel, 1 Nëntor 2026

Sabit Brokaj: Berisha po e përdor ushtrinë në zgjedhje si në vitin 1996

sabit-brokaj-1024x653Ish- ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, ka komentuar shkarkimin e tre gjeneralëve dhe akuzat e tyre ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.

Në një intervistë për Shqiptarja.com, Brokaj thotë se ushtria po përdoret sërish si në vitin 1996- 1997 nga Sali Berisha.

E kam thënë dhe më parë që veprimet e Berishës janë karakteristike të veprimeve që bëri ai në zgjedhjet e vitit 96, ashtu siç përdori atëherë administratën, policinë, SHIK e ushtrinë, e njëjta gjë po ndodh edhe tani. Ka një mori faktesh e të dhënash që është po ajo sindromë. Veprimi i fundit me gjeneralët e ushtrinë plotëson tablonë e këtij sindromi. Madje do të thosha dhe qëndrimet e fundit me përfaqësuesit amerikanë, gjithashtu e plotësojnë këtë kuadër që unë e quaj sindromi paraelektoral i vitit 96 dhe pararendësi i 97-ës, tha Brokaj.

Veçanërisht përdorimi nga politika, në mënyrën më brutale u shfaq në vitet 96 e 97, ku ajo u përdor dhe si armë për të goditur direkt popullin, me trupa, tanke, avionë, lëndë helmuese etj. Por dhe në zhvillimet e mëvonshme, veçanërisht me riardhjen në pushtet të Berishës, rifilloi përsëri ai konsiderim për ushtrinë, si një forcë politiko-partiake. Është për të ardhur keq që elita e ushtrisë nuk nxori mësime nga vitet 92- 97, në kuptimin e asaj pavarësie që duhej të kishte nga politika partiake, thekson Brokaj./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›