Pranga te moshuarit, udhetonte i armatosur
Nje 68-vjecar, eshte ndaluar pasi akuzohet per "armembajtje pa leje". Burime nga Policia e Durresit thane se, kane vene ne pranga Gjergj Cunin, banor i qytetit Manez, Durres, te cilit i eshte kapur nje arme zjarri e llojit pushke. Gjate nje kontrolli te ushtruar ne automjetin e tij tip kamioncine "Iveco" me targe DR 9380, i eshte gjetur arma. Uniformat blu kane marre nje denoncim ne rruge operative se, 68-vjecari Cuni po udhetonte i armatosur. Menjehere forcat e rendit kane kerkuar bashkepunimin e Policise Rrugore, per ndalimin e automjetit i cili po udhetonte ne aksin rrugor Fushe-Drac. Gjate nje kontrolli te bere nga sherbimet e policise, ne automjetin e tij tip kamioncine "Iveco" iu gjet nje arme zjarri, pushke 10-she me numer 14173947 te cilen e mbante pa leje.
E. A
E. A