Divorci, grushte e shqelma gruas
Xhemil Beharaj
FIER - Hakmerret ndaj gruas, pasi se bashku me vjehrrin i kishin thyer xhamat e makines, e me pas i kishte kerkuar divorcin. Agron Abazi ka rrahur barbarisht mengjesin e djeshem bashkeshorten e tij, Linditen 23-vjecare. Viktima afer nje muaj me pare se bashku me te atin e saj, pas debateve te bera me burrin i kane thyer xhamat e makines se autorit te dyshuar. Nuk ka mjaftuar vetem sherri i bere, por dy palet jane dhe ne proces gjyqesor per ndarje. Agron Abazi, emigrant ne Greqi, eshte kthyer ne shtepi duke e rrahur barbarisht bashkeshorten e tij, me te cilen ka edhe nje vajze 2 vjece.
Ngjarja ne fjale ka ndodhur mengjesin e djeshem, ne banesen e Lindita Abazit 23 vjece ne fshatin e Roskovecit. 23-vjecarja Lindita Abazi, eshte gjendur ne gjendje shume te rende prej fqinjes se saj. Kjo e fundit e ka derguar ne spitalin e Fierit, ku ka marre ndihmen mjekesore. Pas mberritjes ne spital, bluzat e bardha kane njoftuar policine. Nderkaq qe jane njoftuar daja si dhe babai i saj Petrefi. Uniformat blu jane vene ne kerkim te bashkeshortit te saj, Agron Abazit, i cili ka perdorur dhunen ndaj gruas se vet. Policia ka marre ne pyetje edhe babane e te demtuares, ne lidhje me marredheniet qe ata kishin dhe shkaqet se, pse cifti po ndahej.
Burimet zyrtare te policise thane se, sherri e ka zanafillen rreth nje muaj me pare. Cifti Agron dhe Lindita Abazi kane dhe nje vajze 2 vjece. Agroni eshte emigrant ne Greqi me dokumente te rregullta. Nderkaq gruan se bashku me vajzen i kishte lene ne Roskovec. Pas grindjeve me gruan, bashkeshorti kishte shkuar ne shtepine e vjehrrit te tij, ne fshatin Syzeze te Beratit. Me mberritjen e tij, kishin nisur debatet mes Agron Abazit dhe te vjehrrit, ku ky i fundit e ka perzene nga banesa dhendrin. Por nuk jane mjaftuar me kaq. Lindita Abazi se bashku me babane, kane qelluar makinen e burrit te saj me gure, duke i thyer xhamat. Per kete ngjarje Abazi, ka bere denoncimi ne Policine e Beratit dhe ceshtja eshte ne gjykate. Por bashkeshortja e tij, Lindita i ka kerkuar divorcin.
Mengjesin e djeshem, Agroni ka shkuar ne banesen e tij ne Roskovec dhe ka gjetur gruan ne shtepi. Pa i folur fare e ka qelluar menjehere me grushte e shkelma, ne koke e fytyre duke e lene ne gjendje te rende, ne mes te shtepise. Me pas eshte larguar. Ka qene nje fqinje e saj, e cila ka shkuar per t'i folur e qe te pine kafene e mengjesit, por e ka gjetur pertoke me vajzen 2 vjece tek koka, duke qare. Menjehere ajo e ka marre dhe e ka sjelle ne spital. 23-vjecarja Abazi edhe pse ka marre ndihmen e pare mjekesore nuk ishte ne gjendje qe te reagonte.
Policia
Policia ka marre ne pyetje fqinjen e saj si dhe babane e 23-vjecares, qe ishte e rrahur. Palicia eshte vene ne kerkim te bashkeshortit te saj Agron Abazi, por ende nuk ka mundur qe ta vere nen pranga.