Emerohet shefi i ri i komisariatit
Fier- Emerohet shefi i ri i Komisariatit te Policise se Fierit. Me ane te nje faksi eshte emeruar ne krye te bluve ne Fier, Latif Kullaj. Njoftimin e ka bere te ditur drejtori i Policise se Fierit, Shemsi Premci. Nga burime zyrtare te kesaj Drejtori mesohet se, Kullaj vjen ne kete post paralel, prej Komisariatit te Policise se Korces. Ai ka zevendesuar Sajmir Mucen, i cili disa jave me pare kaloi nga shef Komisariati Policie i Fierit ne postin e zevendesdrejtorit te Policise se Qarkut ne Fier. Sipas Policise Fier, shefi i ri i Komisariatit te Policise Fier, ka pasur kete post edhe ne vitet e meparshme ne Delvine, Tepelene e me pas ne Korce.
Xh. B.
Xh. B.