Sadik Malaj: Sivjet, 7-8% me shume shqiptare pushime jashte vendit Eglantina Nasi
Tendence ne rritje, si per fluksin e shqiptareve qe do te pushojne jashte vendit, edhe per te huajt qe do te mberrijne ne Shqiperi. Nje parashikim, rreth 7-8% ne rritje per te paret, dhe rreth 30% per te dytet. Keto shifra paraprake komunikohen posacerisht per "KJ" nga kreu i Unionit te Operatoreve Turistike, Sadik Malaj. I cili sqaron edhe se Greqia tashme renditet e dyta, pas Turqise si destinacion i preferuar per pushimet e shqiptareve. "Problemet ekonomike-financiare qe kane greket aktualisht, jane te tyre dhe nuk ndikojne, madje eshte me mire, sepse ka nje renie te cmimeve", - pohon ai ...
"Ne rast se ne kemi pasur vjet nje shifer absolute te rreth 70 mije shqiptareve qe kane dale jashte vendit per pushime, kete vit ata mund te jene rreth 80 mije"
Z. Malaj, si ka nisur ky sezon turistik? C'tregojne informacionet paraprake mbi prenotimet e deritanishme? A do te shkojne me pak apo me shume shqiptare jashte vendit per pushime, krahasuar me nje vit me pare?
- Ky sezon turistik ndahet ne dy aspekte: I pari, eshte ai i pushimeve te shqiptareve jashte vendit, ndersa i dyti ka te beje me hyrjen e te huajve, por dhe e personave nga trevat shqiptare te rajonit, drejt vendit tone. Ne te dy keto grupime, ne pergjithesi, kete fillim sezoni turistik, po shfaqet nje tendence pozitive. Duke pasur parasysh qe gjendemi ne nje periudhe krize ekonomike globale dhe rajonale, detyrimisht qe ajo do t'i frenoje pushimet apo do te percaktoje kufizimin e tyre. Konkretisht, kriza ose i kufizon pushimet ne dite, ose ne cilesine e kryerjes se tyre, pra ne shpenzime. Por duke marre statistikisht aspektin e daljeve, ne sivjet do te jemi me nje rritje prej 7-8% me shume, krahasuar me vitin e kaluar. Pra, ne rast se ne kemi pasur vjet nje shifer absolute te rreth 70 mije shqiptareve qe kane dale jashte vendit per pushime, kete vit ata mund te jene rreth 80 mije.
A ka ndonje destinacion te ri qe preferojne shqiptaret? Po ne Greqi, si paraqiten prenotimet e tyre per kete vit? A po ndikon tek to, situata aktuale e krizes qe po kalon ky vend fqinj?
- Sa u perket destinacioneve, me i preferuari, akoma mbetet Turqia, duke pasur parasysh edhe faktin qe shqiptaret jane ambientuar me ate lloj sherbimi apo ushqimi qe ofrohet atje. Ky vend mbulon ato kerkesa qe pajtohen deri diku me klientelen tone. Ndersa ne vend te dyte te listes se destinacioneve kryesore, ka dale Greqia. Dhe kjo si efekt i liberalizimit te vizave, sepse dikur nuk ishte mundesia. Ndersa sa u perket problemeve ekonomike-financiare qe kane greket aktualisht, ato jane te tyret, nuk ndikojne. Per ne, ne kete aspekt, madje eshte me mire sepse ka nje renie te cmimeve. Ky destinacion, njeh nje kerkese te rritur te klienteles shqiptare, si individuale, por edhe familjare. Kjo per shkak te afersise gjeografike, lidhjeve familjare etj. Pra, jane nje sere faktoresh qe ndikojne. Ndersa pas ketyre dy vendeve, destinacioni i trete i preferuar per shqiptaret mbetet pjesa e bregdetit Kroaci-Mali i Zi. Dhe duke vijuar serish me plazhet, mbetet e rritur sivjet kerkesa per pjesen e bregdetit te Spanjes, ne plazhe te tilla si De Majorka etj. Kjo pasi ato po operohen me carter dhe dhenia e mundesise se tille te transportit, rrit komoditetin e shkuarjes atje. Por duhet thene se ka pasur nje renie kerkesa per te shkuar ne Sharm El Sheik te Egjiptit. Pra, keto jane pak a shume vendet kryesore ku tentohet prej shqiptareve qe te shkohet gjate ketij sezoni turistik. Nga ana tjeter, duhet thene se po promovohet edhe rajoni i Italise se Jugut, Kalabrise, si edhe ai i Qipros turke, per te cilat eshte shfaqur gjithashtu interes prej tyre. Operatoret turistike jane duke u perpjekur ne kete menyre qe t'u paraqesin shqiptareve nje gjeografi turistike me te gjere nga ajo qe kemi pasur me perpara. Kurse sa u perket destinacioneve me te largeta, duhet thene se ka nje tendence te shqiptareve per te frekuentuar vendet ekzotike, te tilla si Maldivet, Karaibet, zonat afer Madagaskarit etj.
Po per te huajt qe preferojne Shqiperine, si paraqitet situata e prenotimeve per kete vit?
- Mund te themi, se edhe ky grup paraqet nje tendence rritje per kete sezon turistik. Gje qe tregon se atyre u pelqen ta vizitojne Shqiperine dhe sipas parashikimeve tona, rritja e tyre mund te arrije deri ne nivelin prej 30%. Por ketu duhet shtuar se ky grup ka si tendence per te ardhur kryesisht ne periudha te tilla si prill-maj-qershor dhe shtator-tetor. Ata jane me te fuqishem ne pagesa dhe potenciali i benefiteve te tyre gjate qendrimit ne vendin tone eshte me i gjere gjeografikisht. Keshtu, ata paguajne hotel ne Tirane, Shkoder, Sarande etj, pra ka nje shperndarje me te madhe, e cila ndikon rrjedhimisht edhe te te ardhurat qe sigurohen prej tyre.
C'mund te na thoni per kosovaret dhe shqiptaret e Maqedonise? Si jane parashikimet per mberritjen e tyre sivjet? Nga dallojne keto kategori nga njera-tjetra?
- Kosovaret kane si tendence kryesore pushimet bregdetare ranore, pra nga Velipoja deri ne Kavaje. Kjo ndoshta lidhet me faktin se ata nuk kane det dhe duan t'i kalojne ne menyre pasive te gjitha ditet e pushimit te tyre ne plazh, ne rere. Gjithsesi, duhet thene se ka nje tendence nga disa qytete apo zona urbane te Kosoves, sic jane Prishtina apo Prizreni dhe Ferizaj, qe fale mundesive infrastrukturore, te arrijne me autostrade deri ne Vlore, duke frekuentuar keshtu gjithe vijen tone bregdetare. Ndersa shqiptaret dhe sllavet e Maqedonise, kane si tendence qe te frekuentojne plazhin e Vlores dhe te Sarandes, jo te Durresit. Ata pelqejne me shume aventuren dhe ujin e paster.
Si paraqiten nderkaq, cmimet e paketave turistike dhe ne teresi te sherbimeve qe ofrojne operatoret gjate ketij sezoni veror? A jane me shtrenjte, apo me mire, krahasuar me ato te vitit te kaluar?
- Cmimet e paketave turistike ne dalje, pra per shqiptaret qe deshirojne t'i kalojne pushimet e tyre jashte vendit, pergjithesisht jane te njejtat me ato te vitit te kaluar. Ka nje ulje nderkaq per plazhet spanjolle si Palma di Majorka, por edhe per ato te Kalabrise.
Sa i perket legjislacionit ekzistues, cfare mendoni se mund te ndryshohet ne ligjin aktual per turizmin, per t'i ardhur ne kete menyre ne ndihme funksionimit me eficient te ketij sektori dhe rritjes se te ardhurave prej tij? Cilat jane kerkesat tuaja si Union i Operatoreve Turistike?
- Shteti eshte ne fakt instrumenti, i cili vendos rregullat e lojes, ne baze te ligjeve dhe akteve qe rregullojne marredheniet e tij me operatoret ekonomike. Por nese veprimtaria e tyre i lihet spontanitetit dhe informalitetit, keto jane gjera, te cilat detyrimisht ndikojne dhe demtojne. Ligji baze i turizmit eshte prekur mbi 4 here ne gjithe strukturen e tij, duke e zhveshur ne njefare menyre nga disa kondicione dhe rregulla loje. Dhe sot, ne fushen e turizmit, veprimtaria turistike, eshte e kondicionuar nga aktiviteti i liberalizuar. Pra, nje strukture e caktuar nese do te ushtroje aktivitet ne fushen e turizmit, mjafton te shkoje te regjistrohet ne QKR, dhe te marre certifikaten e organit tatimor dhe NIPT-in, kur ne fakt duhet te kete edhe kritere te tjera, se ne vijme nga nje eksperience qe e kishim. Dhe ne kete aspekt, them qe cdokush vepron ne fushen e tij, ashtu sic e gjen te mundshme, dhe kjo eshte nje gje e mire. Por problemi eshte se se paku, ne mund te vendosnim disa kritere te tjera, te karakterit te tille si te standardeve, te klasifikimit apo kategorizimit. Elemente te kategorizimit per shembull mund te jene te agjencite turistike, nese ato do jene tour operatore, apo vetem agjenci te shitjes se biletave. Apo edhe ne lidhje me hotelerine, te caktohet nese do jene me 3, 4 apo 5 yje dhe te mos vendoset gjithcka mbi bazen e subjektivizmit. Pra, ne kete aspekt ne duhet ta rishikojme ligjin e turizmit. Ka nevoje per rregulla.