E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saga e një harrese kolektive

Klodi Leka

Propozimi i ndërmarrë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku i zgjedhuri socialist Xhafaj në emër të alternativës socialiste dha si kandidat Ardian Vishën, dëshmoi një akt të paskrupullt dhe në kundërshtim qesharak me idenë socialiste për drejtësinë. Po ashtu dhe me vendimin e gjyqit për ngjarjen tragjike të 4 viteve më parë ishte një poshtërim.

Në Shqipëri drejtësia jepet sipas mundësisë për ta blerë të Ramës, ku metamorfoza e dhimbshme dëshmon qartazi në një mënyrë thuajse hipokrite shndërrimin e tij si kundërshtari në përpjekje për ta mundur atë. Por dhe dështimi i Ardian Vishës nuk e zbeh athtësinë e krijuar në mendjen e qytetarit, që reforma revolucionarizuese e drejtësisë, e propaganduar me aq zell në konferencat e socialistëve, nuk e tejkalon pragun e direktivës partiake si etikë e mendësisë së vjetër politike.

Kundërargumentet e shtjelluara në mbrojtje të kandidatit si socialist i zellshëm zerohen në hiç sepse zotëria u shndërrua në emblemë puthadorase e pushtetit dhe krimeve të tij ku zotësia konstitucionale dha kontribut në shëndoshjen sistematike të kultit të pandëshkueshmërisë e jo në realizimin e idesë së drejtësisë që mbartte në vetvete një qëllim sublim: Ndëshkimin e ekzekutorëve të njëzetegjashtë qytetarëve shqiptarë në Gërdec.

Fundja Visha nuk e ka problem, nuk ka përgjegjësi, nuk ka kujt ti propagandojë pos krimit të organizuar për shitjen e etikes a shpirtit njerëzor në funksion të dollarëve  kundër një kauze të drejtë, sepse po shfrytëzon kalbëzimin e institucionit më të çmueshëm shtetëror. Nga ana tjetër mendoj se Edi Rama nuk ka më moral të ta përmendë Gërdecin sepse drejtpërsëdrejti kontribuoi në harresën e tij.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›