Sahin-Berisha: Investimet turke në Shqipëri, janë rritur
Tiranë- Investimet turke janë rritur ndjeshëm vitet e fundit në Shqipëri. Kështu është shprehur sot, kryeministri Berisha gjatë takimit të tij me ministren e Familjes dhe Politikave Sociale turke, Fatma Sahin.
Sipas kreut të qeverisë Berisha marrëdheniet shqiptaro-turke sidomos në fushën ekonomike janë zhvilluar shumë vitet e fundit. Duke nënvizuar faktin që shumë kompani turke kanë investuar në Shqipëri, si në arsim, ushtri, infrastrukturë dhe telekomunikacion.
Nga ana e saj ministrja turke, Sahin u shpreh e kënaqur për faktin se biznesmenë turq kanë investuar në Shqipëri. Dhe shtoi se do të kontribuojë në zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve veçanërisht në atë ekonomik.
Më tej kryeministri Berisha dhe ministrja turke Sahin theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e familjes, rritjes së rolit të gruas në qeverisje, si dhe në fushën e politikave sociale.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes: