E Shtunë, 31 Tetor 2026

SIDA- Shqipëri-OKB, apel për testime vullnetare

Tiranë- Rritje të testimeve vullnetare. Ky ka qënë dhe apeli i Qeverisë Shqiptare dhe Kombeve të Bashkuara sot në ditën ndërkombëtare kundër HIV/AIDS. Në deklaratën e përbashkët për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë dhe United Nations Albania (UNA) theksohet se më shumë se 50% e rastëve të reja të infektuara me virusin HIV kanë kaluar tashmë në stadin AIDS, fakt që të çon në rëndësinë e zhvillimit të një fushate të fortë dhe masive për të ndërgjegjësuar dhe informuar publikun shqiptar mbi sëmundjen vdekjeprurëse.

Para dy javësh Qeveria Shqiptare dhe Kombet e Bashkuara paraqiten fushatën për parandalimin e HIV-it. Duke theksuar se institucionet shqiptare, më mbështetjen e Kombëve të Bashkuara, po punojnë për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje në vend, dhe për tu kujdesur për personat e infektuar.

Aksesi në informacion, shërbime parandaluese, trajtimi dhe kujdesi për personat që vuajnë nga pasojat e HIV/AIDS është një e drejtë njërëzore- citohet në deklaratën për shtyp të MSH-së dhe UNA-s.

Nga ana e tij në këtë ditë sekretari i Përgjithsëm i OKB-së, Ban Ki-Moon u shpreh se me vullnet të fortë, burime financiare të arsyeshme dhe me prespektivë të gjithanshme të të drejtave të njeriut mund të arrijmë objektivat në luftën kundër HIV/AIDS.

Këtë vit në Qershor, Mbledhja e Lartë për AIDS e Asamblesë së Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara adoptoi objektivat për 2015-tën: përgjysmimi i transmetimëve seksuale, eleminimi i infeksionëve të reja tek fëmijët, ofrimi i trajtimeve për 15 milion personat që jetojnë me HIV, dhënia fund e stigmës dhe diskriminimit dhe financimi i plotë i programëve për AIDS-in. Me vullnet të fortë, burime financiare të arsyeshme dhe më një prespektivë të gjithanshme të të drejtave të njeriut ne mund ti arrijmë të gjitha këto objektiva- deklaroi Ban Ki-Moon.

Sipas deklarës për shtyp thuhet se asistenca teknike e gjithëanshme, për institucionet shqiptare që hartojnë politikat dhe ndërhyrjet për personat e prekur me AIDS, është pikërisht edhe ndihma që i ofron OKB-ja vendit tonë.

Mesohet se në Shqipëri trajtohen falas që prej viti 2004 161 persona të infektuar me HIV, 14 nga të cilët janë fëmijë, përkatësisht në klinikën ambulatore dhe në spitalin pediatrik. Në deklaratë thuhet gjithashtu se në Shqipëri ka 16 qendra të Këshillimit dhe Testimit Vullnetar (KTV), në të cilat ofrohen testime falas për pacientët jo vetëm për HIV por edhe për sëmundje të tjera të transmetueshme. Por siç thuhet në deklaratë numri i atyre që vijnë në këto qëndra është shumë i vogël.

Sipas të dhënave të raportit HIV/AIDS 2011 numri i të infektuarëve të rinj në botë ka rënë në më shumë se 20% që nga viti 1997. Dhe infeksionet e reja kanë rënë në një pjesë të mirë të botës. Megjithatë në Evropën Lindore dhe në Azinë Qëndrore këtë vit ka një rritje prej 25% të të prekurve krahasuar me një vit më parë. Plani Evropian i veprimit 2011-2015 që mori aprovimin nga 53 vende të Europës në shtator të këtij viti, është një thirrje urgjente për veprim ndaj kësaj sfide shëndetësore.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. SIDA- Ja çfarë duhet të dimë rreth saj
  2. Dita Botërore kundër AIDS- ISHP: 478 të prekur në Shqipëri, 24 janë fëmijë
  3. Shqipëri-Monaco, vendosen marrëdheniet diplomatike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›