E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahit Dollapi UKT po e perballon me sukses kerkesen ne rritje per uje

Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi, tha sot, gjatë një inspektimi në depon e re në komunën Dajt, se "ky është një investim i rëndësishëm në kushtet kur vihet re një kërkesë në rritje për ujë".

Drejtori i UKT-së, ndër të tjera i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos e shpërdorojnë ujin pasi thatësira e deri tanishme ka ndikuar ndjeshëm tek burimet.

Ndërkaq, ai bëri me dije se "depoja e Dajtit është një nga investimet më të rëndësishme të Ujësjellësit të kryeqytetit. Nëpërmjet kapacitetit të saj prej 10 mijë metra kub ujë, depoja shndërrohet në një nga instrumentat jetikë për furnizimin e Tiranës me ujë".

Dollapi tha se "UKT në periudhën 2010-2011 ka investuar rreth 15 milionë USD nga buxheti i vet".

Investimet prej rreth 15 mln USD kanë ndryshuar rrënjësisht situatën e furnizimit me ujë në kryeqytet dhe kjo ka ndodhur edhe pse uji vazhdon të shitet me një çmim nën kosto.

Menaxhimi me kujdes i burimeve ujore, rritja e arkëtimeve, prerja e lidhjeve të paligjshme, vendosja e mbi 23 mijë matësave, ndërtimi i 30 km linjë transmetimi, ndërtimi i 55 km rrjet shpërndarjeje dhe ndërtimi i disa depove akumulimi si kjo e Dajtit kanë bërë të mundur normalizimin e furnizimit me ujë të qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›