E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia rrit presionin ndaj Sirise

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se e ardhmja nuk mund të ndërtohet mbi "gjakun e të shtypurve" dhe dënoi sulmet në misionet turke në Siri. Ndërkohë, Ministri i energjisë nw Turqi njoftoi se projektet e përbashkëta të eksplorimit të naftës me Sirinë janw ndërprerë.
Të hënën, Erdogan - i cili dikur ka kultivuar lidhje të ngushta me Sirinë - tha se Ankaraja kishte braktisur shpresën se Bashar al-Asad do të përgjigjet për kërkesat ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e dhunës.

"Bashar al- Assad duhet të shohw fundet tragjike të atyre që i shpallën luftë kundër popullit të tyre "Unë dua të kujtoj që e ardhmja nuk mund të ndërtohet mbi gjakun e të shtypurve."

Damasku është duke u përballur me nje presion në rritje nga Liga Arabe, e cila ka pezulluar anëtarësinë e saj. Të hënën, Mbreti Abdullah i Jordanisë u bë udhëheqësi i parë arab që hapur i kërkoi presidentit sirian Bashar al-Asad për tu larguar . OKB thotë se më shumë se 3500 persona kanë vdekur që nga fillimi i protestave kundër Presidentit Assad ne mars. Autoritetet siriane fajësojnë dhunën e bandave të armatosura dhe militantëve. Në një shfaqje të dukshme të vullnetit të mirë të martën, autoritetet liruan 1.180 persona që ishin arrestuar gjatë protestave, raportoi media shtetërore siriane . Lirimi i të burgosurve është ndër kërkesat e Lidhjes Arabe, e cila do të takohet përsëri të mërkurën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›