Greqi, sot përkujtohen viktimat e 17 Nëntorit 1973
ATHINE - Nën hijen e krizës ekonomike do të përkujtohen sot ngjarjet e 17 Nëntorit të vitit 1973 në Greqi.
Me një marshim drejt Ambasadës Amerikane në Athinë kulmojnë pasdite veprimtaritë përkujtuese për 38-vjetorin e kryengritjes së studentëve, e cila u shtyp me dhunë nga Junta ushtarake.
Edhe dje dhe pardje pati tubime dhe vendosje kurorash në monumentin e ngritur në Universitetin Politeknik, me këtë rast.
Një minutë heshtje për viktimat e 17 nëntorit do të mbahet në rrugë, metro, tramvaje, dhe trena.
7 000 policë janë të angazhuar në ruajtjen e rendit dhe parandalimin e incidenteve sot, ndërkohë që gjithcka do të mbikëqyret nga afër nga një ekip i prokurorëve.
Ndërtesat e rëndësisë së vecantë si parlamenti, universiteti, zyrat e BE apo ambasada e SHBA do të jenë të fortifikuara.
Si çdo vit, aktivitetet fillojnë në ndërtesën qendrore të Universitetit Politeknik dhe arrijnë kulmin me marshimin tradicional në ambasadën amerikane, ku demonstruesit protestojnë ndaj rolit të SHBA në kohën e Juntës.
Policia do të patrullojë në pikat dhe rrugët kyce të Athinës, ndërsa trafiku do të jetë i kufizuar në qendër dhe në rrugët rreth saj, ndërsa pasditë do të ndalohet levizja dhe parkimi përreth Universiteti.
Nga ora 12 00 në mesditë, do të mbyllet stacioni i metrosë pranë universitet, dhe sheshit Kushtetuta për t’u rihapur kur të lejohet nga policia.
16 vetë vdiqën dhe qindra të tjerë u plagosën në ngjarjet e 17 nëntorit 1973, kur studentët u ngritën për të rrëzuar Juntën ushtarake që qeverisi Greqinë nga viti 1967 e deri në vitin 1974.