Ksera P/buxheti 2012 per Ministrine e Punes tregues i fytyres sociale te Qeverise
"Projektbuxheti i vitit 2012 për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta është më i madhi i planifikuar ndonjëherë për këtë institucion dhe në total arrin në 53.49 miliardë lekë, ose 3.84% e PBB dhe bashkë me të ardhurat kontributive, buxheti shkon në 7.6% e PBB, tregues ky i fytyrës sociale të kësaj Qeverie", deklaroi ministri i Punës, Spiro Ksera, në prezantimin e projekt-buxhetit të Ministrisë për vitin 2012, në Komisionin parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë.
"Ky p/buxhet mundëson realizimin e prioriteteve në fushat që Ministria mbulon për uljen e varfërisë dhe rritjen e punësimit. Në 2012 do përfitojnë formim profesional në qendrat publike 9 000 persona, nga të cilët 7.000 punëkërkues të papunë do të formohen në kurse profesioni. Punësimi post-formim parashikohet të jetë mbi 50%", bëri të ditur Ksera.